Paketa anti-shpifje/ Federata Italiane e Shtypit: Në Shqipëri po rrezikohet liria e medias

Paketa anti-shpifje/ Federata Italiane e Shtypit: Në Shqipëri po rrezikohet liria e medias

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit ka reaguar pas debateve që po zhvillohen në Shqipëri lidhur me paketën anti-shpifje, që pritet që të miratohet në Kuvend brenda këtij viti. Sekretari i përgjithshëm i FNSI dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Raffaele Lorusso thotë se në Shqipëri po rrezikohet liria e medias duke kërkuar ndërhyrjen e Romës dhe Brukselit për ta bllokuar.

Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë janë duke përgatitur goditjen përfundimtare ndaj lirisë së shtypit nën heshtjen shurdhuese të bashkësisë ndërkombëtare. Javën e ardhshme do të fillojë procesi parlamentar i propozimit të ligjit, i mbështetur fuqimisht nga qeveria, e cila nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet.

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) i bashkohet denoncimit të kolegëve të saj shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet liri-vrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave kundër gazetarëve dhe operatorëve të medieve.

Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje. Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane.

Nëse është e vërtetë që Shqipëria është një kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme që negociatat të zhvillohen vetëm për çështje ekonomiko-financiare dhe të mos përfshijnë dhe garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, duke filluar me lirinë e shprehjes dhe të shtypit” mbyllet deklarata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: Më qëlluan se mbrojta palën kundërshtare për prona! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: Më qëlluan se mbrojta palën kundërshtare për prona! Arrestohet autori