Paketa e "Kancerales së Klimës", shumë e vogël, shumë e vonuar dhe hezituese

Paketa e

Që ky planet është baza e jetës sonë, e që ne nuk kemi një të dytë rezervë, ka qenë slogan politik i aktivistëve të mjedisit. Sot kjo është e pranuar nga të gjithë, e përsëritur mijëra herë nga shkencëtarët dhe politikanët. Po aq sa është mohuar hapur nga ideologë si Donald Trump, Jair Bolsonaro, Alexander Gauland teoria e ndryshimit të klimës nga dora e njeriut – pra një rritje e temperaturës globale si pasojë e rritjes së emetimeve të gazit karbonik, CO2.

Në rastin më të keq kërcënon një reaksion zinxhir: Toka mund të ngrohet në 4-5 Gradë, niveli i detit rritet shumë, pjesë të tëra të planetit bëhen të pabanueshme.

Duke pasur parasysh skenarë të tillë apokaliptikë, Konferenca Botërore e Klimës në Paris vendosi që të bëhet gjithçka që të kufizohet rritja e temperaturës globale, më së miri nën 2 Gradë.

Sepse ora troket: Për ta arritur qëllimin për ngrohjen globale deri 1,5 Gradë ne mund të emetojmë vetëm 8 vjet një sasi të tillë gazi karbonik.

Më pas nuk lejohet emetimi i asnjë grami CO2. Që rëndësia e këtyre shifrave ka ndërgjegjësuar shumë njerëz, këtë e tregojnë qartë edhe demonstratat e "Friday for Future".

Greta Thunberg dhe kancelarja e klimës

"Unë nuk dua që ju të bini në panik", thotë aktivistja më e njohur e klimës, Greta Thunberg. "Dua që ju të veproni, sikur po digjej shtëpia juaj, sepse vërtet po digjet." E çfarë bën qeveria gjermane? Qeveria e drejtuar nga një e vetë emëruar "kancelare e klimës"?  

Për të mbetur tek metafora e Gretës, Kancelarja ofron disa kusi me ujë.

Shumë nga masat e miratuara për klimën në Gjermani shkojnë në drejtimin e duhur. Shtrenjtimin e fluturimeve dhe përdorimit të automjeteve, uljen e çmimit të biletave të trenave, nxitjen e elektromobilitetit, modernizimin e sistemeve të ngrohjes me vaj.

Por në tërësi paketa e klimës është hezituese, e vonuar dhe e copëzuar në hapa të vegjël. Në këtë paketë kuptohet qëllimi, që duam të bëjmë atë që mundemi, por pa marrë borxhe të reja, pa humbur votues, në vend që të bëhet ajo që kërkohet në kontekstin e kërcënimit global të ndryshimeve klimaterike. Sepse subvencionet dëmtuese për klimën ende do të vazhdojnë: Asnjë ndryshim tek avantazhi tatimor për makinat me naftë, kerozina mbetet e patatuar, si edhe kuota e faljes tatimore për punonjësit që duhet të udhëtojnë larg në vendin e punës.

Nga ana tjetër ngec zgjerimi i energjive të rigjenerueshme, miniera e fundit e qymyrit do të dalë nga përdorimi pas 20 vjetësh.

Në vend të këtyre hapave të vegjël nevojitet një plan i qartë veprimi, se si duhet të ulen emetimet e gazit karbonik në vitet e ardhshme.

Se si mund të veprohet, e tregon bota e financave, që dihet nuk e ka imazhin shumë të mirë.

Para samitit të OKB-së për klimën javën e ardhshme, 500 investitorë nga dega e financave në të gjithë botën kërkojnë që qeveritë të ndërmarrin hapa që i tejkalojnë objektivat e Konferencës së Klimës në Paris.

Kështu kërkohet shtrenjtimi drastik i emetimit të gazit karbonik, CO2, të ndërpriten në të gjithë botën subvencionet për lëndët djegëse fosile dhe të nxiten investimet për energjitë e rigjenerueshme apo me emetim të ulët të CO2. E gjitha një paketë që kushton disa bilionë dollarë në vit.

Investitorët sigurisht nuk veprojnë pa interes: Ata kanë frikë për rreziqet e mëdha që e kërcënojnë ekonominë botërore nga ndryshimi i klimës, shohin nga ana tjetër potencial të madh investimesh tek kthesa energjitike. Qeveria gjermane do të bënte mirë të kishte një horizont kaq të gjerë, të paktën deri në ditën e ardhshme të zgjedhjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare