Paketa lehtësuese/ Hyn në fuqi vendimi, shtyhet afati i dorëzimit të bilanceve nga biznesi

Paketa lehtësuese/ Hyn në fuqi vendimi, shtyhet afati i dorëzimit të bilanceve nga biznesi

Pas miratimit nga qeveria ka hyrë në fuqi vendimi në lidhje me dorëzimin e bilanceve të biznesit, që nuk do të bëhet në fund të këtij muaji, por shtyhet për në fund të korrikut për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

VENDIMI I PLOTE
Për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës,  me propozimin    e    ministrit    të    Financave    dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon: 

Neni 1

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje: “10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e   tatimit   mbi   fitimin,   në   vitin   2020,   afatet   e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon:

a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit  përgjegjës  për  financat,  në  zbatim  të  këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020;

b)  Për  tatimpaguesit me  qarkullim  deri  në  14000  000  (katërmbëdhjetë  milionë)  lekë, tatimi  i llogaritur   në   bazë   të   deklaratës   vjetore   të   të ardhurave  të  tatueshme,  pakësuar  me  shumat  e përcaktuara  sipas  nenit  37,  të  këtij  ligji,  dhe  me parapagimet   e   bëra   gjatë   periudhës   tatimore, paguhet  nga  tatimpaguesi  në  llogarinë  e  organeve tatimore, brenda   gjashtëmujorit   të   dytë   të   vitit 2020;

c) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000000  (katërmbëdhjetë  milionë)  lekë,  këstet  e  tatim-fitimit të tremujorit  të  parë  dhe  të  dytë  të  vitit 2020, parapaguhen    në    llogarinë    e    organeve tatimore,  brenda  datës  31  dhjetor    2020. 

Këstet paraprake  të  tatimit  mbi  fitimin, të  tremujorit  të tretë  dhe  të  katërt të  vitit  2020,  parapaguhen  në llogarinë   e   organeve   tatimore,   brenda   datës 31 dhjetor 2020.”.Neni 2 Ky  akt  normativ  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur