Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues

Qeveria ka propozuar një paketë të re fiskale për të rinjtë. Ministri Mete tha se do të ulet tatimi për pagat e të rinjve nën moshën 29 vjeç si dhe të ulen tatimet për ata që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Për aktivistët e ftuar në ‘Përballje’ në Report Tv, kjo është e pamjaftueshme dhe nuk zgjidh problemin e madh të të rinjve lidhur me largimin e tyre jashtë apo punësimin e tyre në Shqipëri.

Migen Qiraxhi nga ‘Qëndresa Qytetare’, shprehet se në vend mungojnë qendrat që thithin aktivitetet e të rinjve.

'Janë 56 muze, por janë 150 mijë bare dhe restorante. Politikbërësit e drejtojnë qytetarin. Në mungesë të muzeve, kopshteve botanikë oologjikë, të rinjtë do të jenë pjesë e bareve restoranteve. Do të marrin pjesë në krimin e organizuar. Në rrjetet sociale do të konkurrojnë me makina.

Kjo korrektohet në mënyrën e duhur nga politikbërësit. Për të rritur mundësitë që të rinjtë të marrin pjesë. Kemi qytete të tëra pa teatër. Këto skenarë ku me konferenca tentojmë të bëjmë spektakël me një ligj të ri, suksesin e ka zero .30% e maturantëve thonë se duan të largohen', shprehet Qiraxhiu.

Aktivisti Gentjan Tufa thotë se teoritë e qeverisë apo politikat e tyre vendimmarrëse bazohen në fakte të paqena dhe jo në realitetin e vërtetë që përballen të rinjtë.

'Mungesa që ka në treg për mjek, mësues, krahas edhe largimit të rinjve janë pasoja të planeve dhe eksperimenteve që ka bërë qeveria në vite. Tentojnë të tërheqin vëmendjen nga shqetësimi real. Tentojnë të mbajnë me shpresa të rreme studentët. Teoritë bazohen mbi fakte të paqena.

Ministrja tha se janë 200 vende të lira punë në administratë. Ndërkohë që administrata shërben si organizatë strehimi të forumeve rinore të partive. Administrata nuk është lajm i mirë', thotë Tufa.

Kolindo Vjerdha, aktivist me lëvizjet studentore shton se duhet të jesh dyshues ndaj çdo premtimi të qeverisë, pasi nuk ka përmbushur premtime të mëparshme.

'Jemi të gjithë që premtimi deri në 2029 do të kishte zero tatim, nga gjithë spektri qeverisës, që pjesë e kësaj kategorie janë edhe të rinjtë. Në një moment të tillë kur ti premton deri në 2029, që është kohë e mjaftueshme, gjithçka ndryshoi në mes. Është për të qenë dyshues ndaj çdo premtimi. Po arrijmë të mos krijojmë një klimë të qetë biznesi. E shohim në të gjithë spektret', shton Vjerdha.

Ekonomisti Eduart Gjokutaj thotë se të rinjtë duan vende punësimi dhe kërkojnë arsim që përshtatet me atë që kërkon tregu konkurrues.

'Përtej politikave të pastudiuara, tregon gjithë atë qasje që filloi fushata. Të rinjtë kërkojnë shanse për punësim. Kërkojnë arsim që përshtatet me atë që kërkon tregu, i cili bazohet në ato lloj degësh që nuk i detyron të rinjtë të ikin jashtë. E gjithë qasja krijon diskriminim. Çdo politikë për taksat duhet të jetë mbarëkombëtar. E gjitha nuk përkon me atë frymën që përpiqet të serviret', tha Gjokutaj.

Tufa vijon më tej duke nxjerrë në pah politikën e gabuar të taksimit të profesioneve të lira, pasi nuk siguron të ardhura.

'Të ardhurat që do të merren nga taksimi i profesioneve të lira, janë të papërfillshme nëse do të kishim politika të mirëfillta duke taksuar për shembull oligarkët. Është e papërfillshme të taksosh profesionet e lira. Do shohim si taksohet komshiu që është më i pasur, nxitet konflikt. Ndërsa këto përbindësha që ndotin mjedisin nuk preken. Sado që rrisin pagat inflacioni është shumë i shpejtë', nënvizon Tufa. 

Qiraxhi e mbyll duke thënë se të rinjtë ndihen të papërfaqësuar në jetën politike.

'Të rinjtë mungojnë në jetën e vendit, mungojnë në vendimmarrje. Kur hapësirat janë të mbyllura. Është e pamundur të shikosh të rinjtë të performojnë. Jashtë shtetit e kanë më të kollajshme të performojnë. A ka të rinj që përfaqësohen sot në politikë. Ta lësh një komunitet të papërfaqësuar.

Studentët mungojnë në përfaqësi. Praktikisht ja ke pamundësuar të rinjve të marrin pjesë në vendimmarrje. Kjo është thirrje romantike. Por objektivisht pas 30 vitesh keqqeverisje, ku të rinjtë pas një ligji të pretendojnë që situata është pozitive. E vetmja rrugë të korrektohen në thelb', theksoi aktivisti.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mrekullia e Rilindasve

Mrekullia e Rilindasve