Pakistan, rrëzohet dënimi me vdekje për ish presidentin Pervez Musharraf

Pakistan, rrëzohet dënimi me vdekje për ish presidentin Pervez Musharraf

Sot Gjykata e Lartë e Pakistanit rrëzoi dënimin me vdekje për ish presidentin Pervez Musharraf duke e deklaruar procesi i mëparshëm ishte jokushtetues.

Musharraf, i cili mori pushtetin me anë të një grusht shteti në vitin 1999 dhe shërbeu si president nga viti 2001 deri në vitin 2008 ndërkohë ndodhet në mërgim në Dubai që prej vitit 2016.

Sipas prokurorit të çështjes, vendimi i sotëm e konsideron tashmë gjeneralin Musharraf "njeri i lirë".

Në nëntor të vitit 2007, Gjeneral Musharraf pezulloi Kushtetutën dhe e zëvendësojë atë me “Rregullin Urgjent”, një veprim që ngjalli atë kohë protesta.

Kur Nawaz Sharif - një rival i vjetër depozitoi një padi për grushtin e shtetit, nisi edhe kalvari i gjyqeve për ish gjeneralin, i cili u akuzua për tradhëti të lartë.

Gjenerali Musharraf pohoi se çështja ishte e motivuar politikisht por  argumentet e tij u kundërshtuan nga gjykatat dhe ai u akuzua se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme.

Sipas kushtetutës së Pakistanit, kushdo që është dënuar për tradhti të lartë, mund t'i nënshtrohet dënimit me vdekje.

Gjenerali Musharraf udhëtoi për në Dubai në vitin 2016 pas heqjes së ndalesës së udhëtimit dhe refuzoi të paraqitej para gjykatës pavarësisht urdhrave të shumta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 13/01/2020 14:28

    Drejtesine e jep gjykata dhe jo policia,kjo aplikohet megjithese formalisht dhe ne Koren E Veriut A eshte gjykata e koruptuar,them qe eshte po aq sa policia dhe cdo segment i shtetit shqiptar.Ndofta gjykata konkuron me politiken kush eshte me i koruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht