Pakistan, treni përplaset me autobusin, mbi 20 viktima, dhjetëra të tjerë të plagosur

Pakistan, treni përplaset me autobusin, mbi 20 viktima, dhjetëra të tjerë të plagosur

Mbi 20 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes së një treni me një autobus pasagjerësh në Sukkur, në provincën jugore të Sindh, Pakistan.

Më herët, Agjensia Franceze e lajmeve, sipas burimeve vendase raportoi për të paktën 18 të vdekur dhe 55 persona të plagosur.

Sipas Maheshar, treni i pasagjerëve në Pakistan Express që lidh qytetin lindor të Rawalpindi me qytetin portual jugor të Karaçi është përplasur me autobusin në një kalim hekurudhor të pa kontrolluar në qytetin e Kandra. 

"Të paktën 18 njerëz u vranë dhe 55 u plagosën", tha Tariq Colasi, shefi ekzekutiv i Hekurudhave Pakistaneze në Agjencinë Franceze. "Të gjithë ata të vrarë dhe të plagosur ishin pasagjerë të autobusit", theksoi një ndihmës i shoferit të trenit, i cili u plagos lehtë.

 “Treni tërhoqi zvarrë autobusin për disa qindra metra”, tha një zyrtar i shërbimit hekurudhor në Xinhua, duke përmendur se autobusi ishte ndarë në copa nga përplasja.

Sipas zyrtarit ekzistojnë "2,470 vendkalime pa pilot" në vend dhe departamenti u ka kërkuar qeverive provinciale disa herë që të deponojnë personelin për të shmangur ndonjë incident të paqëndrueshëm.

Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Pakistan. Si një vend që ka trashëguar nga e kaluara koloniale nën sundimin britanik një rrjet të gjerë hekurudhor, tanimë i plakur pas dekadash mungesë investimi e menaxhimi jo adekuat të fondeve.

Në fund të tetorit, të paktën 74 njerëz u vranë në qendër të vendit nga një zjarr në trenin e pasagjerëve i shkaktuar nga një shpërthimi i një cilindri gazi.

Një përplasje midis dy trenave në të njëjtën zonë la 23 njerëz të vdekur në korrik. Kryeministri Imran Khan atëherë bëri thirrje për "masa emergjente për të kthyer mbrapa dekada të infrastrukturës hekuri të lënë pas dore".

1582934161_train16.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë