Pako me ushqime për të moshuarit e Njësisë 4, Veliaj: Duhet që secili të ndihmojë dikë në lagjen e vet

Pako me ushqime për të moshuarit e Njësisë 4, Veliaj: Duhet që secili të ndihmojë dikë në lagjen e vet

Foto nga Veliaj

Bashkia e Tiranës vazhdon çdo ditë duke ndihmuar me pako ushqimore të moshuarit e vetmuar.

Sipas zyrës së shtypit, një aksion që ndiqet nga vullnetarë të rinj, që  i gjenden pranë gjysheve dhe gjyshërve në këto ditë të veshtira pandemie.

Atyre iu bashkua  edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke çuar ushqime të moshuarve Flamur dhe Qamile Çelës, Eqerem dhe Nafie Hasanit, Dritan dhe Nexhmije Seferit.

Veliaj siguroi se askush në këtë situatë nuk do të ndihet vetëm, ndërsa i garantoi se krahas ndihmës me ushqime do të kenë edhe ilaçe.

 “Kjo epidemi na ka bërë pak më shumë solidarë, më mirëkuptues, më shumë familjarë. Çdo e keqe e ka edhe një të mirë mbrapa, që s’ia dimë vlerën.

Kemi nevojë njerez, kompani, organizata, qe secili te mbuloje me ndihma te moshuarit ne lagjen e tij. Na duhet kjo lloj fryme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se sapo të mbarojë epidemia, krahas rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti, do të nisë edhe programi i kredive të buta për familjet e pastreha.

Ndër rastet prioritare nga Bashkia e Tiranës këto kohë janë edhe të moshuarit, të cilët i kanë fëmijët jashtë dhe në këto çaste nuk u gjenden dot pranë, si rasti i Pëllumb dhe Afërdita Mborjes.

Kjo e fundit, e cila për shumë vite ka dhënë një ndihmë të çmuar si ndihmës infermiere në Spitalin Infektiv, vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për transformimin që i ka bërë Tiranës.

“Tirana është bërë e madhe, madje kur më ka ardhur vajza është habitur me rrugët që keni bërë juve. Është rregulluar Shqipëria, edhe rrugët e Shqipërisë, ke qejf të dalësh jashtë”, deklaroi ajo.

Krahas shpërndarjes së ndihmës ushqimore, Njësia 4 vijon edhe me shpërndarjen e vakteve të gatshme për njerëzit më në nevojë dhe që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë