Reagimet pas paktit politik/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Ramës

Reagimet pas paktit politik/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Ramës

TIRANE-Menjëherë pas arritjes së marrëveshje politike për të bërë pjesë të diskutimeve për reformën zgjedhore, edhe opozitën joparlamentare kanë ardhur reagimet politike. Mes politikanëve që kanë reaguar janë edhe dy ish-n/kryetarët e PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Palët arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet jo më vonë se 15 marsi. Sot në tryezë ishin Gjiknuri dhe Hajdari me dy përfaqësues të mandatuar nga opozita e bashkuar, Vasili e Bylykbashi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Pakti politik/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Ramës, prej sot gjithçka e mundur


Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e cilëson si dorëheqje të Edi Ramës hapjen e rrugës për dialog mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare. "Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramês. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur..." shkruan ai.

Ora 15:06
Pakti politik/ Topalli: Pasi u pushuan hetimet për Bashën, u rikthyen në krahët e njëri tjetrit


Ish-n/kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për reformën zgjedhore. Topalli, që në 2017 u përjashtua nga Lulzim Basha nga listat e kandidatëve për deputetë marrëveshjen politike e lidh vendimin e djeshëm të gjykatës që pushoi hetimet kundër liderit demokrat. "Ja keshtuuu... pasi pushoi "ceshtjen gjykata”.. rikthehen perseri ne krahet e njeri tjetrit" shkruan ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët