Pakti për Universitetin/ Deputetja socialiste Milva Ekonomi për protesten: Bojkoti nuk është zgjidhje, 90 mijë studentë përfitues të paketës financiare

Pas prezantimit të draft-dokumentit, në mbledhjen e organizuar ditën e sotme mes kabinetit qeveritar e studentëve ku u finalizua “Pakti për Universitetin” me në fokus plotësimin e kërkesave të studentëve deputetja socialiste  Milva Ekonomi foli për këtë draft duke thënë që iniciative e qeverisë do të jetë e dobishme për të gjithë studentët, të cilët do të kenë mundësi të jenë përfitues të paketës financiare.

E ftuar në studion e lajmeve për Report TV, deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonominë e cilësoi protestën e studentëve të drejtë, ndërsa u shpreh se duhet të ketë protestë por jo bojkot të universiteteve pasi bojkoti është vetëm një pengesë në zgjidhjen e problemeve të studentëve .

 Tarifa e studimit për këtë vit u përgjysmua duke u bërë 50% por të gjithë studentët pavarësisht mesatares, ndërkohë edhe të gjithë shtresat në nevojë do të përjashton nga tarifa studimore duke u trajtuar me biursë studimore. U thanë dy gjëra të rëndësishme sot . Se pari që janë përfitues  90 mijë studentë të paketës financiare,  nga 103 mijë studentë që ka gjithë universiteti publik mbarëkombëtar, dhe kjo është  në thelb një lehtësim për të gjithë prindërit që investojnë për fëmijët e tyre. Kostoja financiare është 1. 80 milionë lekë dhe qeveria menjëherë u angazhua për të plotësuar kërkesat e studentëve.  Ajo që po angazhohet aktualisht qeveria është vënia në punë e dixhitalizimit përmes portalit Punë të mbarë.al, i cili  krijon mundësinë e 803 vëndeve punëve për studentët studentëve. Janë 803 vënde punë. Ka mundësi për të gjithë studentë që të aplikojnë duke u përfshirë për të përfituar nga këto vende pune. Studentë e ekselencës duhet të aplikojnë për të përfituar ngakjo paketë.

Milva Ekonomi, deputete e PS-së

Sipas Konomit pjesë më e mirë e kërkesave të studentëve tanimë qeveria i ka marrë në konsideratë dhe plotësuar ndaj ka ardhur koha që të përdoret gjuha e dialogut dhe bashkëpunimit mes qeverisë e studebtëve .

Tani ka nevojë për një bashkëpunim mes qeverisë dhe universitetve në mënyrë që të krijohet mundësia për realizimin e Kartës së studenti, që studentët të kenë më shumë mundësi për marrjen e shërbimeve të ndryshme që ia mundëson kjo kartë.  Nuk mund të jetë forma e zgjidhjes së problemit të studentëve përmes bojkotit. Bojkoti është apsude në këtë rast ndërkohë që një pjesë e mirë e studentëve duhet të mbyllin me sukses nivelin e studimeve për këtë vit akademik që mos ta humbasin atë. Roli i politikës në këtë moment është që studentët duhet të kuptojnë që qeveria aktuale është ajo pjesë e politikës që është me ta ndyshe nga partitë opozitare që kërkojnë.

Milva Ekonomi, deputete e PS-së

"Mendoj se bojkoti është vetëm një çështje penguese, pasi kërkesat që kërkojnë studentët janë realizuar pjesa  për të përfituar ndihmën e paketës financiare që ofron shteti dhe në kushte që qeveria i  ka mbështetur ata duke u plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave.  Protesta e tyre ka meriutën e madhe që shkundi mënyrën e të menduarit dhe vendosjen e të gjithë strukturës arsimore dhe financiare në dispozicion të tyre", u shpreh Konomi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë