Pakti SHBA-Australi-Britani zemëron Francën dhe Bashkimin Evropian! Borrel: Nuk ka pasur konsultime me ne

Pakti i ri i sigurisë në Indo-Paqësor ndërmjet SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, ka shkaktuar reagime të shumta në Evropë në veçanti tek Bashkimi Evropian dhe Francë.

Partneriteti "AUKUS" do të bëjë që SHBA, Britania e Madhe dhe Australia të forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e inteligjencës dhe ushtarake në Indo-Paqësor në një përpjekje për të kundërshtuar influencën në rritje të Kinës. Elementi kryesor i kësaj marrëveshje është blerja nga Canberra e nëndetëseve me energji bërthamore të ndërtuara nga SHBA dhe Britania e Madhe, pavarësisht se vendi kishte një kontratë me Francën për 12 nëndetëse me motor nafte.

Një vendim i tillë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Francës të cilët e kanë konsideruar paktin si një thikë pas shpine, pasi Franca do të humbasë rreth 56 miliardë euro për shkak të iniciativës së re, por është gjithashtu i vetmi komb evropian që ka zotërime të konsiderueshme territoriale dhe prani të përhershme ushtarake në Paqësor.

Shtëpia e Bardhë dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë se Franca ishte informuar për vendimin para se të shpallej të mërkurën, megjithëse bëri publike një datë se kur kishte ndodhur një gjë e tillë. 

Edhe Brukseli ka reaguar ashpër , ku shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell i cili theksoi se për një vendim të tillë nuk është konsultuar me Bashkimin Evropian.

"Kjo na detyron të reflektojmë mbi nevojën për ti dhënë rol kryesor në agjendën autonomisë strategjike evropiane,"  tha Borrel.

Edhe pse është e pamundur të parashikohet nëse një vendim i tillë do të ndikojë në marrëdhëniet afatgjata mes BE dhe SHB A, një vendim i njëanshëm nga SHBA do të ketë ndikim afatshkurtër në politikën mes vendeve anëtare.

Ndërkohë që zyrtarët amerikanë kanë hequr nga krahët përgjegjësitë,  ku sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se ka një sërë partneritetesh që përfshijnë francezët dhe disa partneritete që nuk përfshijnë dhe ata kanë partneritete me vende të tjera që nuk na përfshijnë ne.

Ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrat australianë të mbrojtjes dhe të jashtëm, deklaruan se"nuk ka ndarje rajonale" me Evropën lidhur me strategjinë Indo-Paqësore dhe që mirëpresin angazhimin e  Francës si një "partner vital".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot