Palët larg konsensusit për 'Zgjedhoren'! SHBA dhe BE: Askush s'do të marrë gjithçka, mbylleni brenda 31 Majit

Palët larg konsensusit për 'Zgjedhoren'! SHBA dhe BE: Askush s'do të marrë gjithçka, mbylleni brenda 31 Majit

Ambasadori Luigi Soreca dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kërkon nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore që të arrijnë marrëveshjen brenda afatit që vetë vendosën, 31 maj. Kim thotë se rregulli i negociatave është që askush nuk merr gjithçka prandaj të vijojnë punën në fundjavë dhe të mos zhgënjejnë shqiptarët.

"Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Mbyllni negociatat. Ju jeni afër - mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët" thotë Kim.

Ndërkohë, edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca vë theksin që reforma të mbyllet më 31 maj, siç palët kanë deklaruar më herët.

"I rëndësishme për të bërë progres për Reformën Elektorale në Këshillin politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ato të vazhdojnë punën me qëllim arritjen e një marrëveshjeve deri në 31 maj. Reforma Zgjedhore ndikon në procesin e anëtarësimit në BE", shkruan Soreca.

Sot ishte takimi i radhës i Këshillit Politik, por palët i ndajnë disa cështje (lexo ketu).

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/05/2020 01:33

    Te huajt u lodhen me pazarlleqet orientale te << politikaneve >> tane.

    Përgjigju
  • Populli: 29/05/2020 20:44

    Ikni re qena se ju jeni te paret qe e moret ne qafe kete popull, doren qaf e gishtin mrapa ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor