Pallati që çoi pas hekurave Dakon, flet avokati i banorëve: U kryen tre shkelje në lejen e ndërtimit, pati dhe dëmtim nga tërmeti

Avokati Baftjar Rusi tha për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa se padia e banorëve u depozitua në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar pallatin me dëme të pjesshme që dyheshin riparuar, ndërsa banorët këmbëngulën për shembjen e tij dhe ndërtimin e një objekti të ri në të njëjtën truall. Banorët ishin të vendosur që duhej rivlerësim sepse pallati kishte zhytje dhe anim, pra ishte i pabanueshem. Në këtë pikë erdhen tek unë dhe bëmë padinë në SPAK. Gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.

“Shkelja e parë nuk duhej bërë pallati me parkim, e dyta duheshin bërë blinda për shkak të formacionit të tokës dhe e fundit leja për katet shtesë nga bashkia. Këtu përgjegjësi kanë të gjithë si zyrtarët e bashkisë dhe ata të kompanisë së ndërtimit”, tha ai.

Më tej avokati Rusi, shton se duhen bërë hetime të thelluar edhe për objekte të tjera në Durrës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“I bëj thirrje SPAK të nise hetimet kryesisht sepse janë bërë rikuperime në pallate të tjera”, shton avokati.

Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin