Pallati u shemb, por në sistem del i banueshëm, gabimi i bashkisë lë jashtë banorët në Durrës

Një gabim i Bashkisë së Durrësit ka lënë pa bonus qiraje banorët e një pallati (nr. 458) në Shkozet. Pallati u shemb me eksploziv pasi u shpall i pabanueshëm pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë operatori i Bashkisë së Durrësit e kishte hedhur gabim në sistem si pallat i banueshëm dhe për këtë arsye banorët nuk mund të përfitonin bonus qiraje. Kjo ka sjellë irritimin e tyre. Ata kërkojnë sa më shpejt bonusin e qirasë dhe gjithashtu që pallati të rindërtohet sërish në të njëjtin vend.

"Kur shkojmë të marrim bonus na thonë nuk merrni sepse pallati është i banueshëm, pallati është shembur që në datën 8 dhjetor" tha një banore. "Nuk na japin bonus se thonë që pallati është i banueshëm. Kam bërë të gjitha letrat dhe akoma s'kam marrë bonus", tha një tjetër banore. "Kam 2 muaj që s'kemi marrë bonus. Ju lutem shtetit të bëjë diçka, të japë bonus dhe të rindërtojë pallatin sërish në këtë vend", tha një tjetër banore.

Bashkia Durrës ka reaguar në lidhje me këtë çështje e cila ka sqaruar se gabimi është korrigjuar dhe banorët do të trajtohen me bonus qiraje. Bashkia e Durrësit sqaron se të gjithë aplikantët për bonus qiraje, ish-banorë të pallatit nr.458 që ndodhej në Shkozet dhe që është shembur, i janë dërguar për subvencionimin e qerasë Drejtorisë Ekonomike të kësaj Bashkie për zbatim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti