Palmer: Më 1 korrik të zgjedhurit e rinj marrin detyrën, kush pengon zgjedhjet shkëput marrëdhëniet me SHBA (VIDEO)

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer u shpreh qartë dhe prerë se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel, pra në 30 Qershor. Një paralajmërim i fortë ky për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialialiste për Integrim, për udhëheqësit e të cilave, Palmer bën një kërkesë të hapur ndaj Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit "Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës t'ia bëjnë të qartë përkrahësve të tyre të jenë paqësorë dhe të mos ketë dhunë. Për SHBA-të, 30 qershori është ditë zgjedhjesh, që do të monitorohet si nga vëzhgues të OSBE/ODIHR ashtu edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë" tha ai. 

Fakti që në shumicën e bashkive nuk ka garë kandidatësh, Palmer tha se kjo nuk i bën zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme. Zyrtari i lartë amerikan tha se duhet të sigurohet qeverisja lokale, dhe se të zgjedhurit e rinj më 1 Korrik, duhet të qeverisin - theksoi Palmer. Por ai shtoi se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese pas zgjedhjeve, do t'i takojë këtij institucioni të caktojë ligjshmërinë ose jo të dekreteve të presidentit Meta, veçanërisht më të fundit, për 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve vendore. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten tha Palmer. Zyrtari i lartë amerikan tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se askush nuk duhet t'i pengojë zgjedhjet dhe se të gjitha mosmarrëveshjet mund t'i zgjidhë më pas pikërisht Gjykata Kushtetuese.

Intervista e plotë për VOA-n
Zoti Palmer, faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin. Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet?
Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.

Çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje ndërsa në gjysmën e bashkive do të ketë vetëm një kandidat dhe votuesit nuk do të kenë alternativë për të zgjedhur?
Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore.

A jeni i shqetësuar nga mundësia e dhunës më 30 qershor?
Absolutisht. Dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Protestat paqësore janë pjesë e qeverisjes demokratike. Kjo është shumë normale. Ne e pamë më 21 qershor se opozita është plotësisht e aftë të paraqesë argumentet e veta në mënyrë paqësore, në një mënyrë që përputhet me praktikat demokratike. Ne duam të shohim që edhe në 30 qershor ngjarjet të zhvillohen pa dhunë. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë këtë të qartë përkrahësve të tyre.

Më parë ju keni thënë se udhëheqësit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ka dhunë, se ata do të jenë personat përgjegjës për të. Ka patur njoftime në shtyp për udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI-së, se në qoftë se ka përpjekje me dhunë për të bllokuar zgjedhjet e së djelës, partitë e tyre do të rrezikonin të futeshin në listën e Shteteve të Bashkuara të organizatave që janë objekt sanksionesh nga Uashingtoni. A ekziston një rrezik i tillë për to?
Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme.

 Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë.

Zgjedhjet vendore janë vetëm shfaqja më e fundit e problemeve të thella politike të Shqipërisë. Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? E kemi parë një situatë të tillë të përsëritet shpesh. Çfarë do të ndodhë pas 1 korrikut? Si mund të dalë Shqipëria nga ky batak?
Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale. Ka një projekt të reformës elektorale që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, dhe ne duam të shohim marrëveshje për procesin e ardhshëm të reformës elektorale, që të krijonte kushtet që zgjedhjet në të ardhmen të zhvillohen duke gëzuar mbështetje nga të gjithë, në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie. Duam që gjithë partitë të ripohojnë mbështetjen për reformën në drejtësi, që është thelbësore për aspiratat evropiane të Shqipërisë; duam të shohim formimin e institucioneve të Shqipësirë, si Gjykata Kushtetuese, që do të lejonin një funksionim të qetë të procesve demokratike të Shqipërisë.

Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?
Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.
Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 29/06/2019 10:06

    Faleminderit SHBA .

    Përgjigju
  • Shtetas amerikan: 29/06/2019 03:20

    NUK DIHET CFARE FRYMEZIMI KA PATUR Z PALMER QE PO SUPORT NJE PARTI SOCIALILISTE QE I KA RRENJET NE NJE ISH PARTI SHTET DICTATOR SHIP QE ISHTE PPSH QE KETU NE AMERIKE NUK DUAN TA DEGJOJNE SI EMER SOCIALIZEM KETU LE SHTEG PER NJE IVESTIGIM PROFESIONAL NGA FBI PALMIER VJEN NGA NJEPARTI REPUBLIKANE QE TEORIKISHT DHE PRAKTIKISHT ,JANE NE TE KUNDER ME DEMOKRATET QE KETU NE SHQIPERI QUHEN SOCIALISTE KESAJ PUNE DO TI DALI SHUME SHPEJTE TYMI SE CFARE KA NDODHUR ME Z PALMER NE USA KOMUNITETI SHQIPETARE ESHTE SHUME I MADH Z PALMER PARA SE TE SUPORTE ED RAMEN SI TRASHIGIMTAR I PPSH DUHET TE BISEDONTE ME KOMUNITETIN SHQIPETARE VETEM PER TE MARRE NJE IDE UNE QE PO SHKRUAJ JAM NJE I PERSEKUTUAR NGA ETERIT QE JU Z PALMER PO SUPORTNI POLITIKEN AMERIKANE CDO PARTI E MBESHTET NE SHQIPERI NUK ESHTE VETEM ED RAMA QE PO I DJEG BARKU PER AMERIKEN SE SA ED RAMA E DON POLITIKEN AMERIKANE KJO U PA ME DEKLARATAT E PA PERGJEGJESHME QE BERI ED RAMA GJATE FUSHTES ELEKTORALE PER PRESIDENT QE UNE PERSONALISHT I KAM DHENE VOTEN Z TRAMP SHPRESOJME QE SHQIPERIA MOS TE KTHEHET PRAPE NE VEN DIKTATURE QE NE TE PERSEKUTUARIT TE MOS TA SHOHIM ME ATE VEND

    Përgjigju
  • Cubi: 28/06/2019 21:52

    Tani antishqiptaret te rrin rehat e mos ti nxjerrin tym bythes,se po vazhduan me mendjen e dyshes se famshme ,spiunat e UDB do ju dal flak..Zagaret e qelbur.

    Përgjigju
  • Monarki Vora: 28/06/2019 20:17

    Rrofte aleati besnik i Shqiperise SHBA! Poshte gangesteret komunist berishjan qe organizuan krimin dhe korrupsionin nga viti 1991-2019! Me 1 Korrik 2019 fillojne themelet e demokracise per shqiptaret.

    Përgjigju
  • monarkia vore: 28/06/2019 20:10

    Rrofte aleati besnik i Shqiperise SHBA! Poshte gangesteret komunist berishjan qe organizuan krimin dhe korrupsionin nga viti 1991-2019! Me 1 Korrik 2019 fillojne themelet e demokracise per shqiptaret.

    Përgjigju
    • Pergjigje: 29/06/2019 02:29

      Me ke fillojne themelet e demokracise me nje kryeminister te cmendur ne delir dhe te semure rende nga gjithcka. Me ke fillojne themelet e demokracise me kete shpurre qeveritareh halabake e hajdute, me ke more qe qenke jashte cdo realiteti qe jetojme cdo dite ne si popull. Me mafjozet super miljardere ca ne qeveri ca ne administrate ca ne parlament e ca si biznesmese!!! Me keta fillojne themelet demokracise ??. Po ske faj ti mor mik jo ske fare faj kur te mbyt propoganda e te gjitha televezioneve e portaleve ne sherbim te MAFIAS.

  • Populli: 28/06/2019 19:27

    Tani qepeni gojen ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika.

    Përgjigju
  • Qytetar: 28/06/2019 18:47

    Sa keq per Neritan legenin e Bujar kapeleshi!!

    Përgjigju
  • sam: 28/06/2019 18:23

    AMERIKA ESHT AMERIK SEPSE ATA DENOJN RREPTESISHT SHKELJEN E CDO LLOJ LIGJI! GOD BLESS AMERIKA AND ALBANIA.

    Përgjigju
    • Genti fier: 28/06/2019 20:24

      Po ka turp per ju qe thoni do na denoj America e ne skemi buk te ham cfr ben America turp dhe sna plas hic per Ameriken

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK