Paloka: Rama i tha sot SPAK se pas 'inceneratorit të Elbasanit jam unë dhe mos guxoni të hetoni'

TIRANË- Dalja e kryeministrit Edi Rama nga Inceneratori i Elbasanit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se është një mesazh i qartë për SPAK.

Nga selia blu, Paloka tha se Rama i tregoi sot SPAK se pas inceneratorit qëndron ai dhe se SPAK nuk duhet të hetojë.

"Ky qefliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale, por edhe kosh plehrash, pasi ka përzënë nga PS të gjitha figurat intelektuale dhe të ndershme, ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se të prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Halli i Ramës ka qenë tjetër, më i madh se ky që thashë unë. Paniku që e ka kapur lidhur me hetimin e incerenatorëve. Sot paradite u përpoq të lante duart duke i thënë edhe publikut, edhe atyre që hodhën firmat që jeni ju përgjegjësit, e dëgjuat që tha nuk kam punë me procedurat, ato i bëjnë të tjerët, unë shoh vetëm rezultatet. Ndërkohë që dalja sot në inceneratorin e Elbasanit është sinjal për SPAK , për drejtësinë, iu thotë  mbas inceneratorëve jam unë, ju mos guxoni të hetoni. Kaq është! I Gjithë qëllimi i Ramës sot në vendgrumbullimin e plehrave ishte ti thoshte drejtësisë mos guxoni të merreni me këtë çështje, inceneratorët janë të mitë, po u morët, problemet janë tuajat. Kaq është e gjitha, megjithatë ju thashë, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte", tha Paloka. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sofi: 21/10/2020 18:30

    Palok po ju fut kot ,se SPAKU nuk pyet as per Ramen, as per Salen dhe pale per ty dhe te tjeret .Ja leme kohes por sot drejtesia nuk varet nga politika.Kush i ka bere duart pis me parate e shtetit do ti paguaj nje me nje.Hetimi do filloj dhe ja leme drejtesise ,se me deklarata boshe ky popull eshte ngopur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus