Paloka: S'ka marrëveshje të fshehtë PD-PS! Skenar i Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij

Paloka: S'ka marrëveshje të fshehtë PD-PS! Skenar i Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka

TIRANË-Një marrëveshje PD-PS, për nënkryetarin Edi Paloka, jo vetëm që nuk ka shanse që të ndodh, por sipas tij është një skenar me regji nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e tij.

Në një reagim të shkurtër për mediat, Paloka thekson se shanset për të pasur një marrëveshje janë "zero". Ai ka risjellë në vëmendje akuzat për kryebashkiakun e Vorës, Mark Babanit, për të cilët PD-ja ka publikuar disa dokumente që sipas tyre vërtetojnë se është me precedentë penal si dhe kontratat me PPP-të, që për Palokën janë disa nga skandalet e kësaj qeverie, për të cilat Rama po përpiqet t'i fshehë.  

"Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media. Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ; Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ;

Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar ...ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS. E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani ", shkruan Paloka.

Prej ditësh, Bashkimi Europian u ka bërë palëve politike thirrje për t'i ulur në një tryezë dialogu për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, por dy palët, të përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kanë qenë shumë larg në qëndrime. Nga ana tjetër, njëzëri aleatët e Bashës kanë dhënë konfirmimin për një marrëveshje politike, por kanë vënë theksin në një dialog transparent, institucional siç e ka quajtur Fatmir Mediu në Report Tv dhe jo si ajo e 17 majit 2017, e fshehtë dhe 'kokë më kokë' Basha-Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento: 17/09/2019 04:48

    e drejte, nuk ka marrveshje zyrtare, por cdo gje tjeter qe behet eshte ne fshehtesi dhe dasht zoti del ndonje Avni Rustem e iu ndihmon te takoni sa me pare krijuesin per gjykim. se jeni gjakpiresa qe te gjithe.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/09/2019 17:23

    Thua thka thka ke Thume te drejt Paloqe

    Përgjigju
  • Thethi: 16/09/2019 17:18

    Ththththththth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri