Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë me regjisorin e njohur

Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë me regjisorin e njohur

Pamela Anderson dhe Jon Peter

Pamela Anderson dhe Jon Peter janë në prag divorci vetëm pas 12 ditësh martesë.

"Unë jam tërhequr nga pritja e ngrohtë e Jon. Ne do të ishim shumë mirënjohës për përkrahjen tuaj pasi  do të pushojmë disa kohë për të kuptuar se cafrë duam nga jeta apo njëri-tjetri”, tha ylli 52-vjeçar, në një prononcim për CNN.

Ish-aktorja e "Baywatch" dhe prodhuesi i famshëm i filmit festuan bashkimin e tyre në një ceremoni në Malibu, Kaliforni, në 20 Janar.

Ata kanë pasur një marrëdhënie 30 vite më parë dhe u rikthyen përsëri edhe pse kjo zgjati vetëm 12 ditë.

Anderson është shprehur në një deklaratë se dasma e tyre nuk është zyrtarizuar kurrë.

74- vjeçari Peter ka prodhuar filma të ndryshëm, përfshirë versionin e drejtuar nga Barbra Streisand të "A star is born" në vitin 1976 dhe "Batman" në vitin 1989.

"Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprokisht të heqim dorë nga zyrtarizimi i certifikatës sonë të martesës dhe të vëmë në proces besimin tonë", tha Anderson.

Të dy ishin martuar më parë katër herë të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit