Pamje 'lufte' nga shembja e pallateve në Kurbin, banorët pesimistë për rindërtimin ndërtesave (VIDEO)

LAÇ - Pamjet në foto është situata që të ofron lagjia numër katër në qytetin e Laçit.

Zona është mbuluar nga inertet që janë krijuar nga shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe ngjan sikur të jetë në gjendje lufte.

Shembjet janë kryer që prej muajit qershor dhe askush nuk ka ndërhyrë për largimin e inerteve të cilat kanë zënë vend aty, duke u kthyer në shqetësim për qytetarët.

Banorët e quajnë të papranueshme situatën e krijuar dhe e kanë humbur totalisht shpresën për rindërtimin brenda një kohe të shpejtë të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

"Këto janë shembur. Ka 6 muaj, inertet nuk i heq askush. Duhet t'i heqë bashkia

Kanë gati 2 muaj që janë shembur, këto janë shembur kot. Kjo nuk është normale por nuk ka shtet, as pushtet. Këtu nuk ka për tu ndërtuar më asnjëherë

Në 26 qershor janë shembur. Ne nuk na duket normale i duket atyre normale" - shprehen banorët.

Në Bashkinë e Kurbinit ka nisur procesi i rindërtimit i mbi më shumë se 500 banesave, por numri i shtëpive të dëmtuara është shumë herë më i lartë, çka do të thotë se banoreve ju duhet të presin gjatë për shtëpitë e tyre.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 26/10/2020 10:46

    TE GJITHA KETO MBETURINA TE NGURTA TE THERMOHEN DHE TE PERDOREN PER MBUSHJE RRUGESH PARA SE TI HIDHET ASFALTI...KESHTU E BEJNE NE GJERMANI...///te ngrihet nje kompani shteterore ose private per te bere thermimin e mbeturinave ,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi