Pamje me dron/ Si duket nga lart kantieri i konvikteve në Universitetin Bujqësor, do strehohen 2200 studentë (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje me dron se si duket nga lart kantieri i Universitetit Bujqësor. 8 godinat e reja që do të ndërtohen për 2200 studentët janë të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, teksa dje Rama inspektoi nga afër punimet.

“Mirëmëngjes  dhe me kantierin e Universitetit Bujqësor, Tiranë, ku po ndërtohen 8 godina të reja të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, për 2200 studentë, të cilët do të kenë një kampus me kushte optimale si në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në secilën godinë do të jenë nga 280 studentë, ku në katet e para do të jetë për shërbime të ndryshme. Rama tha se kjo është e ndërtuar 100% nga buxheti i shtetit, teksa ndërkohë po ndërtohen 2 godina te Universiteti i Mjekësisë dhe Qytet Studenti.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 27/01/2021 09:20

    Jane pa shpi qe do strehohen!!

    Përgjigju
  • Hasta: 27/01/2021 09:20

    Rreth e rrotull duket tamam si Tabelat e Rios,në Brazil!!..E ktheu Shqiperinë në Barakopoli Sali BiBerishovici...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit