Pamje me dron/ Tirana si Wuhan dhe Italia

Një pamje që ngjan pak a shumë me Wuhanin, ku ishte epiqendra e koronavirusit, apo me Italinë tashmë izoluar totalisht, por jo! Kjo video me dron është Zhiruar në Tiranën, tashmë të boshatisur. Tek- tuk mund të shohim njerëz që lëvizin në këmbë duke shkuar në punë, e ndërsa që pas urdhrit të djeshëm, edhe qarkullimi i makinave është shumë i pakët. Një pamje e rrallë kjo për kryeqytetin, ku trafiku i rënduar ishte shndërruar në një përditshmëri për banorët e kryeqytetit, që vjen si rezultat i një gjendje të jashtëzakonshme që po kalon vendi.

Në 1 minutë video të regjistruar në unazën e këtij qyteti, pranë urës së ish-bllokut janë parë të qarkullojnë rreth 10 automjete, pjesa më e madhe e tyre furgon. E njëjta panoramë paraqitet edhe në zonën e Komunës së Parisit. 


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron! Tirana si Wuhan dhe Italia! Rrugët bosh, qytetarët në shtëpi nga frika e koronavirusit


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!