Pamje të frikshme, shpërthen karburanti në Rusi

Një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në Volgograd të Rusisë. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 13 persona, një prej tyre është edhe një punonjës i zjarrfikëses.

Gjatë mesditës së sotme, janë publikuar edhe pamjet tronditëse të shpërthimit të karburantit.

Për të shuar flakët janë angazhuar 70 punonjës të shërbimeve të zjarrfikëses, shkruan "The Independent".

Ndërkohë që në Baltimore të SHBA-ve, ka ndodhur një shpërthim ku mbeti i vrarë një person dhe katër të tjerë u plagosën rëndë, mes tyre edhe fëmijë.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi për shkak të gazit natyror. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin