Pamje të rënda/ Helmim masiv i qenve në Korçë, kafshët lihen të ngordhura në mes të rrugës

Pamje të rënda/ Helmim masiv i qenve në Korçë, kafshët lihen të ngordhura në mes të rrugës

Qentë e helmuar në Korçë

Helmimi i qenve të rrugës nëpërmjet ushqimit në qytetin e Korçës po kryhet në masë nga persona ende të paidentifikuar.

Kanë qenë fillimisht qytetarët ata që kanë shprehur shqetësimin për këtë që po ndodh në Korçë ku po helmohen qentë e rrugës por edhe me pronarë. Këta të fundit në disa raste i kanë gjetur të ngordhur kafshët e tyre shtëpiake.

Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, qentë janë lënë të ngordhur në mes të rrugës. Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se pamje të tilla janë bërë mjaft të shpeshta në qytetin e Korçës.

 

 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gim: 01/02/2024 10:13

    Keq e keq qe u mbetet qytetareve ta marrin persiper kete gjynah te tmerrshem mbi vete, po dhe te lesh turma qensh rrugeve nuk behet se kemi femije e pleq. Zgjidhe o shtet m

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot