PAMJE TË RËNDA/ Ja si nëna dhe motra e mbajtën për 15 muaj trupin e pajetë të Anisës mbuluar me napë dhe jorgan (Ditari i ringjalljes)

PAMJE TË RËNDA/ Ja si nëna dhe motra e mbajtën për 15 muaj trupin e pajetë të Anisës mbuluar me napë dhe jorgan (Ditari i ringjalljes)

Ditari me shënimet i motrave Josifi

TIRANE-Report Tv publikon pamjet, ku trupi i pajetë i Anisa Josifit dergjej në shtratin e vdekjes për 15 muaj. Në foto duket trupi i kufomës mbuluar me jorgan dhe napë te pjesa e kokës. Pranë shtratit ishte vendosur një ventilator për të larguar erën. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta cdo ditë uleshin pranë shtratit ku ishte vendosur dhe mbuluar kufoma duke u lutur për ringjalljen e saj.

Ndërkohë që ReportTv zbardh ditarin me shënimet e Blerta dhe Anisa Josifit para vetëflijimit. “Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Është kjo një nga pasazhet e shkëputura nga "Dhjata e Re" shkruar në ditarin e gjetur në banesën  e familjes përmetare.

Një ditar i shkruar me shkrim dorë që daton nga prilli i vitit 2018 si dhe disa shënime të tjera me përmbajtje fetare të siguruara nga ReportTv janë e vetmja provë në duart e grupit hetimor për të rënë në gjurmët e sektit apo besimit fetar që indroktrinoi deri në këto akte ç'njerzore familjen Josifi.

Këto shënime dyshohet të kenë qenë një pikë udhërrëfimi e që janë vënë në zbatim nga  Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ditari i gjetur nuk është i shkruar nga një person, ku mësohet se fillimisht ai është përdorur nga Anisa deri në momentet qe ajo ndërroi jetë e më pas nga Blerta e Zhaneta. 

Madhështia e pranisë së Perëndisë, edhe pse je i rrethuar prej gardhit të Perëndisë, Zoti është aty me ty, Ai nuk është jashtë. Gardhi i Tij të mban ty brenda dhe jashtë armikun. Liri është të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde dhe t’i nënshtrohesh Atij. Nuk mund të largohesh prej pranisë së Tij”, është një tjetër pasazh i shkëputur nga "Dhjata se Re" shkruar në ditarin e gjetur në banesë.

Më tej shkrimi vazhdon “Ai është që në fushat më të errëta, në vendet brenda jetës tënde. Drita dhe errësira është e njëjta gjë për Të. Ai është me ty gjithmonë. Mos druani, sepse Unë jam Perëndia juaj. Ju s’mund të largoheni prej Meje”. 

Këto shënime dhe disa sende të tjera fetare që janë gjetur në brendësi të banesës pritet të hedhin dritë në enigmën e kësaj tragjedie për të mësuar se kush ishte ai besim apo sekt që indroktinoi familjen Josifi në aplikimin e metodave të ringjalljes së një prej vajzave te familjes Anises qe dyshohet se u mbajt ne banese e pajete per rreth 15 muaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 10/07/2020 14:09

    Psikiaktrja në një media diku... e tha qartë se kemi të bëjmë me pskioza dhe se zhvillimi i psikozave bëhet në një terren mendor të sëmurë, pra jo të shëndetshëm... Por, duhet thënë falë mediatizimit të rastit, po shpëtohen jetë të tjera dhe po ndërgjegjësohet opinioni publik për to.

    Përgjigju
  • Turi i provimit te letersise: 10/07/2020 12:13

    Je lodhur shume zoti deputet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri