Pamje të rënda/ I gjakosur, gjendet i ngordhur në cep të rrugës Elbasan-Librazhd një ari i murrmë

Pamje të rënda/ I gjakosur, gjendet i ngordhur në cep të rrugës Elbasan-Librazhd një ari i murrmë

ELBASAN- Një ari i murrmë është gjetur i ngordhur pasditen e kësaj të diele pranë urës së Xibrakës në aksin Elbasan-Librazh. Pamjet janë të rënda, teksa i gjakosur qëndron i shtrirë në rrugë.

Paraprakisht dyshohet se është përplasur nga një makinë, teksa Fondacioni RoyalAlbania me anë të një postimi në rrjetet sociale ngre alarmin që autoritetet të marrin sa më shpejt masat.

"Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një thesar i faunës shqiptare. RAF po identifikon rastet e gjuetisë dhe vdekjeve çdo ditë. Sot ekipi ynë mori informacionin nga Dr. Xhafa të një ariu kaf të gjetur pranë urës së Xibrakës (Elbasan-Librazhd). Autoritetet shqiptare duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme", shkruajnë në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bariu: 18/10/2021 12:57

    mua ariu me hengri 6 keca e 3 gjela deti. kush mi paguan. qeveria nuk do tja di. un kam prova me kamera.

    Përgjigju
  • mond: 18/10/2021 09:13

    Ne shume zona ariu eshte bere problem. Shkateron te mbjellat dhe sulmon bagetite, hall ti vrasesh e hall mos ti trazosh, por dhe 6 lope te vrara vetem nje fermeri jane shume dem. Keto shoqatat me fondet e tyre te paguajne demet dhe pastaj ska problem, te haje ndonje lope dhe ariu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid