Pamjet e Australisë të përfshirë nga zjarret, qielli merr ngjyrë të kuqe (FOTO)

Pamjet e Australisë të përfshirë nga zjarret, qielli merr ngjyrë të kuqe (FOTO)

Foto nga Australia

Australia është prej kohësh e përfshirë nga flakët pasi temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë celcius.

Qielli ka marrë një ngjyrë tjetër prej kësaj situate dhe mediat e huaja kanë publikuar pamje apokaliptike.

Tymi nga zjarret e mëdha në Australi po shkon deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg,  duke e kthyer qiellinnë ngjyrë të verdhë të mjegullt.

Deri më tani, 18 persona kanë gjetur vdekjen dhe janë djegur më shumë se 1200 shtëpi.

Sipas të dhënave meteorologjike, e shtuna parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.

Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.

Autoritetet kanë menduar që të hedhin me helikopter ushqime dhe ndihma mjekësore, pasi për javë të tëra pritet që rrugë të tëra të bllokohen.

Në natën e Vitit të Ri banorët dhe turistët u larguan në plazhin e Mallacoota, të gatshëm për t’u hedhur veten në ujë, për të mbrojtur veten nga flakët, ndërsa qielli mori ngjyrë të kuqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë