Pamjet e bazës së armëve pranë vilës së Nehat Kullës! Ish-depo e ushtrisë në Tufinë, bazë e atentatorëve dhe grupeve kriminale

4 kilometra nga qëndra e Tiranës, kjo magazinë dikur pjesë e ushtrisë sot në përdorim për aktivitet privat, ishte një nga 18 bazat e grupit kriminal për modifikimin e armëve dhe municioneve luftarake që policia sekuestroi një ditë më parë në kuadër të operacionit me SPAK.

Janë këto pamjet e siguruara nga Report Tv ku forcat speciale dhe RENEA bastisin bazën duke sekuestruar armë e prangosur personat e përfshirë, bazë e cila për banorët njihej si reparti i Tornos. Edhe një nga 4 të arrestuarit në operacionin “Kompleks” ishte tornitor që bënte silenciatorin e pistoletave.

Kjo magazinë ndodhet në zonën e Tufinës shumë pranë banesës së Nehat Kullës ish gjeneralit të vitit të trazirave të armatosura më 1997, që u nda nga jeta nga Covid-19. Ndërsa në pranga është edhe një i afërm i Nehatit, Akil Kulla.

Policia ka dyshime se armët dhe municionet janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në vend, e për këtë arsye do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike.

Nga snajperë, kallashnikovë e deri tek pistoletat me silenciatorët janë armë që anëtarët e grupit i kanë modifikuar dhe veçse i përdornin në ngjarje kriminale, njëkohësisht i kanë pasur edhe treg për shitje.

Burimet thonë se ka dyshime që edhe grupe të tjera të kenë blerë nga kjo baze  arsenali dhe më pas t’i kenë përdorur në atentate dhe vrasje.

Mëngjesin e së enjtes, forcat RENEA mundën të arrestojnë Bujar Jaupin, Paris Prengën, Bledar Dedën dhe Flor Abazin, ndërsa më herët kishin rënë në pranga Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku. Në kërkim nga policia janë edhe Sokol Xhura dhe Akil Kulla.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se këta persona, në lidhje me njëri tjetrin, kryen katër tentative për eliminimin fizik të katër personave të ndryshëm, që prej vitit 2017 deri në 9 shkurt 2021, kur u tentua eliminimi i Gjon Menës në Kamëz. Mjetit të këtij të fundit iu vu një sasi lënde plasëse, e cila për fat të mirë nuk solli dëme në njerëz.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edu Ramadan KRISTAQ: 03/04/2021 05:47

    Jeni te ramzuar te gjith nuk u pelqen e verteta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund