Pamjet ekskluzive/ Makinat me shpejtësi i 'futen' në shtëpi, pronari fortifikon muret! Banorët në Bulqizë: Policia të marrë masa, shoferët ecin me 200 km/ orë

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit të shënuar më 7 maj të këtij viti në segmentin rrugor Qafa e Buallit - Ura e Çerenecit në Bulqizë. Automjeti Audi del nga rruga në kthesë dhe përfundon në avllinë e një shtëpie.

Këto janë pamjet të tjera nga kamera amatore, vetëm pak momente pas aksidentit që fatmirësisht përfundoi pa viktima. Banorët e fshatit Vajkal i japin ndihmën e parë shoferes e cila është e traumatizuar.

Grupi i xhirmit të Report tv ka shkuar dy muaj më pas në këtë segment rrugor, aty ku shenjat e përplasjes janë të dukshme. Ndërsa familja që pësoi dëme të mëdha materiale nga ky aksident, tashmë po fortifikon muret e banesës, për të shmangur të tjera rreziqe.

Banorët e fshatit Vajkal shprehen se automjetet lëvizin me shpejtësi tejet të lartë në këtë rrugë nacionale, ku shpejtësia e lejuar është 70 km/h.

"Kalojnë njerëz, nxënës shkolle, kalojnë banorët me kafshë. Duhet të gjobiten shkelësit dhe duhet të bëhen anësoret me dopio hekur. "- tha një banorë.

Ismail Bala që banon vetëm pak metra larg vendit të aksidentit shprehet se mungon sinjalistika rrugore, ndërsa apelon që Policia Rrugore të intensifikojë kontrollet me radar.

"Jemi të rrezikuar në çdo moment çdo sekond ecin me 200 km/h ne dalim e shohim se cfarë ndodhi, shteti të vendosë tabela, të vendosë radarë. të marrë masa dhe për riparimin e rrugës, të vendosin hekura anësore. Fqinji që e pësoi nga aksidenti e ka përforcuar murin vetë i ka shkuar 3.2 milionë lekë. Unë e kam shtëpinë 10 metra më larg dhe jam i rrezikuar. Natën e parë që është hap rruga ka ndodh aksidenti, janë të shpeshta aksidentet këtu.".- u shpreh banorë.

Kontaktuar nga Report Tv, zyrtarë të Autoritetit Rrugor, thanë se këtë vit do të lidhet kontrata për  mirëmbajtjen e aksit nacional Qafë Bualli-Bulqizë, i rikonstruktuar së fundmi. 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan