Pamjet nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama: Përfundon në fund të këtij viti

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, duke thënë se po avancojnë në të gjitha lotet.

Sakaq, Rama shkruan se punimet përfundojnë plotësisht në fund të vitit 2024, kur do hapet edhe për qarkullim. 

“Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet. Përfundon plotësisht në fund të këtij viti”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.

Në videon e ndarë nga Rama jepet informacion për ecurinë e punimeve në të gjitha lotet, ku në fazë më të avancuar është loti 2, me 93% të punimeve të realizuara. Ndërkohë që, sa i takon loteve 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme, volumi i punimeve varion midis 36 – 65%.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2024 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • olta: 09/05/2024 09:28

    e keni ndare unazen me copa qe te vidhni leket,,ka nisur qe ne 2010 besoj...nje rruge qe zgjat mbi 10 vjet....hajdute te felliqur jeni...po te kishte vullnet behej per vetem 3 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut