Pamjet nga sekuestrimi i 1.2 ton marijuanë dhe arrestimi 4 shqiptarëve në Greqi! Vlera e drogës në gomone, mbi 6.7 mln euro

Pamjet nga sekuestrimi i 1.2 ton marijuanë dhe arrestimi 4 shqiptarëve në Greqi! Vlera e drogës në gomone, mbi 6.7 mln euro

Droga e sekuestruar

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga zbulimi i një sasie të madhe mbi 1.2 ton droge në orët e mëngjesit të 8 tetorit 2020 një anije patrullimi lundruese lokalizoi një anije me shpejtësi të lartë me 3 pasagjerë, e cila mbante ngarkesë të mbuluar me pëlhurë. Në përpjekje për të ndaluar gomonen, ajo ndryshoi kurs dhe arriti të largohej duke përfituar edhe nga kushtet e motit.

Pas kërkimeve policia zbuloi mjetin gjysmë të mbytur në afërsi të një plazhi pa ngarkesën brenda dhe pa njerëz. Por gjatë kërkimeve në afersi të asaj zone u gjetën të fshehura në një shkëmb  20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë.

Për këtë policia arrestoi  një shqiptar, i fshehur brenda një magazinë në pjesën lindore ku u gjet gomonia, i cili ishte një nga tre skafistët. Në të njëjtën ditë është arrestuar një shqiptar tjetër që ishte nisur nga Athina për të marrë skafistin. Në orët e para të datës 13 tetor u arrestuan dy shtetas të tjerë shqiptarë në një rrugë rurale në Lakonia.

Brenda gomones u gjetën 8 bidona me benzinë ndërsa gjatë kontrolleve në një zonë shkëmbore u gjetën 20 çanta dhe 8 pako të mëdha që përmbanin 596 pako më të vogla me 810 kg 350 gram marijuanë të përpunuar si dhe 32 pako me 374 kg 960 gram marijuanë të papërpunuar. Sasia e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 6.750.000 euro.

VIDEO/ Sekuestrimi i droges

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë