Panariti në Report TV: Të hapur të hetohemi për shit-blerje vote! S'mund të ndryshohet kushtetuta në mënyrë të njëanshme!

Edmond Panariti ish-deputet i LSI-së në një lidhje me skype në edicionin qëndror informativ në Report Tv në lidhje me inkriminimin e 21 komisionerëve zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017-ës tha se janë të hapur për hetimin. Ai e konsideroi një nismë pozitive faktin se frymëzuesit kryesorë të deformimit dhe presionit kundër votës së lirë po hetohen.

"Hetim të komisionerëve kemi pasur edhe më parë. duhet të goditen në radhë të parë ata që janë frymëzuesit kryesorë të deformimit dhe presionit kundër votës së lirë. Për të pasur një hetim më substancial duhet të fillohet nga koka. Është pozitive që hetohen por frymëzuesit duhet të hetohen. Çdokush i cili është i përfshirë në procesin e devijimit të votës duhet të hetohet, këtë e kemi kërkuar. Shpresojmë që hetimet e mëvonshme të Spakut të vërtetojnë këtë deformim. Unë jam i bindur që maxhoranca është në thelb të këtij devijimi. Ne nuk komentojmë veprimet por duam thjesht që drejtësia të jetë integrale. Ata dëshirojnë që nivelet e larta që janë kapur në flagrancë të jenë  të parët që të hetohen", tha Panariti.

Në lidhje me debatet mes PS dhe opozitës së bashkuar në lidhje me listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese, ai tha se nuk do të lejojë kurrsesi që kushtetuta të ndryshohet në mënyrë të njëanëshme, pasi ky është një gjest i rëndë. Panariti e krahason marrëveshjen zgjedhore me pëlhurën e Penelopës që sipas tij thuret ditën e shthuret natën.

"Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet për marrëveshjet. Është një gjest i rëndë, nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Nuk duhet të lejojmë kurrë që të preket kushtetuta e këtij vendi. Ne nuk jemi naivë besojmë tek marrëveshja. Marrëveshja i ngjan pëlhurës së Penelopës që thuret ditën e shthuret natën. Nuk mendojmë se ky parlament ka legjitimitetin që të kryejë ndryshimin e kushtetutës. Shpresojmë që presioni i madh ndërkombëtar, si apelet e Bundestagut, të ndikojnë që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimi i kushtetutës. Do të ketë veprim të integruar dhe bashkërenduar të opozitës së bashkuar. Unë mendoj se pati një dokument të thjeshtë që integronte në kod zgjedhor ku mundet të ruhej formula aktuale e koalicioneve dhe të votohej 100% me lista të hapura. Mund të ishte arritur, fakti që PS nuk e pranoi, tregoi se nuk ka qenë ky halli por ka qenë hapja e koalicioneve. LSI është pjesë e pandarë e koalicionit opozitar dhe do të jemi bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Listat e hapura janë mënyra më e saktë e përfaqësimit", tha Panariti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Veliaj e deputetë të PS me Covid, Panariti: Si spektatorë kemi parë që në kuvend nuk janë rrespektuar masat

Në lidhje me prekjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetëve në parlament me COVID, Panariti tha se ndjen keqardhje për të gjithë politikanët që u prekën. Ai thotë se në kuvend nuk janë respektuar masat e nevojshme si mbajtja e maskës apo respektimi i distancimit.

"Më vjen keq që janë të infektuar. Është një keqardhje e madhe që në seancën parlamentare nuk merren masat e duhura si mbajtja e maskave, respektimi i distancës, shpeshherë kemi parë tashmë si spektatorë nga televizori që në seancat parlamentare jo të gjithë kanë respektuar masat kundër përhapjes së covidit dhe kjo ka qenë një premisë. Shpresoj që qeveria përmes gjurmimit dhe analizave të pengojë përhapjen e zinxhirit të infeksionit që ka marrë përmasa të frikshme", tha Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë