Fermerët e Gramshit që prej vitesh kultivojnë bimë e rrallë mjekësore të livandës këtë vit ndodhen në vështirësi ekonomike. Ata shprehen se çmimi i ka rënë ndjeshëm pasi mbyllja e kufijve ka penguar që livandoja e Gramshit të eksportohet si çdo vit drejt Gjermanisë, Francës e Suedisë.
Është pikërisht korriku, muaji kur mblidhen lulet të cilat më pas thahen dhe bëhen gati për tregtim.
Të qëndrosh pak orë mes këtyre fushave lejla është mrekulli në vete, por kultivimi i tyre dhe qëndrimi çdo ditë në diell për mbledhur lulet është një punë e mundimshme.
“Ne e kemi shitur me 120 lekë. Edhe 160 lekë të reja. Sivjet nuk e dimë çmimin. Shumë vështirë është tani në vapë. Ka më shumë interes nga livando", tha një fermer.
Fermerët e fshatrave të Gramshit vitet e fundit janë fokusuar tek kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. E tillë është edhe livandoja me përdorim të gjerë në kozmetikë e mjekësi.
Në fillim, thonë fermerët, çmimi i ishte i kënaqshëm se lulja shitej me 400 lek për kilogram, por tashmë çmimi ka njohur vetëm rënie. Grumbulluesit këtë vit e blejnë livandon tek fermerët e Gramshit për 100 deri në 160 lek/kilogramin.
“Me livandon faktikisht filluam se ishte me çmim të mirë, pastaj ra me 100 lekë. Vijnë këtu i marrin. Ato marrin lekun tonë. Kemi mbjellë edhe lule ‘zjarri’. Na thanë se do e marrin me 500, por se sa do e marrin pastaj nuk e di", tha një tjetër.
Ata janë të pakënaqur nga luhatja e çmimeve, por gjithsesi livando mbetet një nga kulturat më fitim-prurëse, madje krahasuar edhe me grurin.
Livandoja e Gramshit shkon e gjitha për eksport si në Gjermani, Francë e Suedi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
7.7%
-
Të vogla
84.6%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 26
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ujëvara magjike e Sotirës në Gramsh
20 Mars, 22:50
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Shkëmbimi tregtar me Kosovën, Çoçoli: Rritje prej 28%, potencial për ta dyfishuar! Zusi: Duhet të kemi më shumë shkëmbim të produkteve bujqësore
8 Mars, 20:28
-
Gramsh/ Vrasja e 15-vjeçarit pas sherrit për rrjetet sociale, shtyhet sërish seanca për 4 të miturit! Familjarët e viktimës akuza trupës gjykuese
28 Shkurt, 15:23
-
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
22 Shkurt, 15:35
-
Eksportet e mallrave në pikiatë, në janar u tkurrën me 29%! Forcohet importi, INSTAT: U blenë jashtë 60 mld lekë mallra
19 Shkurt, 19:01
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë dy banesa në Gramsh, familjarët mbesin në qiell të hapur
31 Janar, 10:08
-
Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë
11 Janar, 15:36
-
KQZ plotëson 3 vakancat në këshillat bashkiakë të Gramshit, Fushë-Arrëzit dhe Kurbinit (Emrat)
9 Janar, 15:16
-
Sherret në ‘Tik-Tok’ që përfunduan deri në vrasje! Nga Cllevio me Noizyn te 2 vrasje në Tiranë e Gramsh
6 Janar, 16:04
-
Sherbela shqiptare “pushton” tregun amerikan, 12 mln USD u eksportua në 2023! Eksperti: Tregtia ka rënë, nëse s'mbështetemi mbeten tokat djerrë
3 Janar, 11:09
-
Gramsh/ Iu gjetën granata e fishekë në banesën në Gramsh, nën hetim 51-vjeçari
29 Dhjetor 2023, 10:04