Pandemia dhe frika e infektimit do të ‘festojnë’ me ne edhe këtë fundvit! ‘Krizë babagjyshash’, a do të vijë ai këtë herë?!

Pandemia dhe frika e infektimit do të ‘festojnë’ me ne edhe këtë fundvit!  ‘Krizë babagjyshash’, a do të vijë ai këtë herë?!

Babagjyshi

“I dashur babagjysh, dua vetëm të vish”!, kjo duhet të jetë kërkesa e fëmijëve në mbarë botën, pasi për shkak të pandemisë duket se gjyshin i preferuar i festave nuk do të jetë mes nesh këtë vit.

Festat po afrojnë dhe përveç krizës së energjisë, pandemisë dhe ndryshimeve klimaterike njerëzimi do të duhet të kalojë festat nën “krizën e babagjyshave”. Kjo pasi babagjyshat që mbajnë në prehër fëmijët e lezetshëm, dhurojnë buzëqeshje dhe dhurata janë zakonisht të një moshe të madhe dhe të thinjur, dhe kjo do të thotë më të predispozuar të infektohen me COVID-19.

Shumë prej babagjyshave këtë vit kanë anuluar shumicat e eventeve, nga frika se mund të rezultojnë pozitiv me virusin.

“Kam anuluar mbi 200 evente këtë vit”, tha një babagjysh.

Me lot në sy njeri prej tyre tregoi se viti i kaluar ishte një humbje e madhe për Fesat,

“Vitin e kaluar kemi humbur 55 babagjysha...ata shkuan në Polin Verior përgjithmonë.”, tregoi ai.

Pandemia, masat shtrënguese dhe frika e infektimit do të “festojnë” me ne edhe këtë vit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës