'Pandemia' dominon Bienalen e Karikaturës, 120 mjeshtra marrin pjesë në aktivitetin në Pogradec (VIDEO)

120 mjeshtra të karikaturës, kanë sjellë punimet e tyre, në një bienale të organizuar në qytetin e Pogradec, e cila vjen për të parën herë në Shqipëri. Punimet që u paraqitën në këtë bienale ishin me tematika te veçanta, por ajo qe dominonte me tepër ishte situata e vështirë e pandemisë, që po kalon e gjithë bota.

"Doli jashtë pritshmërie tona. Nuk e prisnim të kishim një pjesëmarrje kaq serioze nga e gjithë bota. Ishte e vështirë se kishte shumë tema të ngjashme. Pjesa më e madhe kishte të bënte me situatën e pandemisë. U dash shumë punë dhe mund” u shpreh drejtori i Qendrës Kulturore në Pogradec, Eritan Kanolli.

Bienalja e karikaturës nuk mbërriti rastësisht në Pogradec. Ishte vajza e publicistit e gazetarit Niko Nikolles, Flora Nikolla që bëri të mundur realizimin e këtij aktiviteti të veçantë si një homazh për babain e saj.

"Është dashur shumë punë, lodhje, këmbëngulje dhe optimizëm. Mendo të organizosh një gjë të tillë ku COVID ka vendosur kurorën e tij pa dashje. Megjithatë si një gazetare me një eksperiencë 30 vjeçare asnjëherë nuk e kam ngatërruar punën me jetën personale”, tha organizatorja, Flora Nikolla.

Për emrat e mëdhenj të artit si Zhani Ciko e Enver Petrovski ky organizim i solli edhe më tepër vlera qytetit breg-liqenor.

Është një art që duhet zhvilluar dhe ne kemi artistë shumë të mirë. Kur vijnë edhe nga bota është shumë mirë”, tregoi muzikologu Zhani Ciko.

Sonte e kuptove ose po filloj ta kuptoj se definitivisht karikatura është art. Nuk e dija se cila vepër është më e mirë se tjetra. Më vjen mirë që mbahet në Pogradec", u shpreh aktori, Enver Petrovski

Dëshirën dhe interesin për të qenë pjesë e kësaj bienale, e cila do të qëndrojë e hapur për dy ditë për publiku e shfaqën më tepër se 600 profesionistë të karikaturës.

Bienalja e Karikaturës në Pogradec

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin