Pandemia/ Basha: Paketë anti-COVID me 5 pika, kushton 312 milionë € për 6 muaj! Të merren nga anulimi i tenderave korruptiv

TIRANË- Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën, ka prezantuar ditën e sotme planin erimëkëmbjes me 5 hapa kundër përballimit të krizës pas pandemisë së COVID-19. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj, para këto që për Bashën mund të merren nga anulimi i tenderëve korruptiv të qeverisë.

"Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte  90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%", tha Basha.

Pasi bëri një panoramim të situatës aktuale në optikën e demokratëve, Basha tha se vendi është përpara një katastrofe dhe nëse PD-ja do të ishte në pushtet do të vepronte kështu për ta përballur këtë krizë. 

Ky plan është i përbërë nga 5 pika. Së pari, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, së dyti arsimin të sigurt të fëmijëve, për t'u ndjekur më pas me "Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore, Ndihmë për biznesin e vogël, Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj". Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët.

"Propozimi ynë është , mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, të marrë një cek mujor 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj me radhë. krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset për të marrë në punë të larguarit gjatë pandemisë. 20 mijë lekë të reja në 6 muaj për bizneset që marrin në punë ata që larguan gjatë pandemisë. Dyfishim i ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. 2 mijë lekë të reja për 6 muaj për çdo pensionist. Biznesi i vogël, është goditur më rëndë dhe masivisht nga kriza ekonomike. për të gjitha bizneset aktive të regjistruara, një mbështetje të drejtpërdrejtë cek 1000 euro, për punëdhënësit e mëdhenj, subvencionit i taksës së qira 50%, rikonceptimi i kritereve të përfitimit të garancisë sovrane që të bëhet më e aksesueshme për marrjen e kredive", tha Basha.

Ndalur te rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, kryedemokrati tha se Rama i vodhi PD-së premtimin në vend që t'i kërkonte falje që "i la në harresë". Ai shtoi se duhet të rritet edhe numri i testimeve të kryera në ditë. Në një kohë kur në vendin tonë aktualisht kryhen rreth 900 testime, për Bashën ato duhet të arrijnë deri në 2500.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
Basha: Rama vodhi premtimin tonë për rritje të pagave të mjekëve dhe të infermierëve! Duhet t'u kërkonte falje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur premtimin për rritje të rrogave të mjekëve dhe të infermierëve. Sa i përket hapjes së ambienteve të mbyllura, Basha tha se kjo masë është marrë nga qeveria se nuk mund t'i mbështesë ekonomisht këto biznese.

"Propozimet e Ramës tregojnë që për 7 vite e ka drejtuar vendin në rrugën e gabuar dhe tani që po i vjen fundi merr propozimet e PD dhe i paraqet si propozim të tyre. Duhet të kërkojnë ndjesë se përse e lanë shëndetësinë në këtë gjendje, Rritja 4% nuk është ajo që meriton mjekët, 1200 euro për mjekët dhe 700 për infermierët propozojmë ne. Ju thotë bareve dhe restoranteve hapuni se në vend që të marrë masa që të kenë mbështetjen e nevojshme, ju thotë "ku rafshi mos u vrafshi". pra është shumë e papërgjegjshme, lëshim  i situatës pa duar. problemi me Shqipërinë në të gjitha aspektet nuk është se ka keqmenaxhim, por që nuk ka fare menaxhim", tha Basha.

Ora 11:28
Paketa me 5 pika/ Basha: Duhen 312 mln euro për 6 muajt e ardhshëm! Të merren nga anulimi i tenderave korruptiv

Paketa prej 5 pika e propozuar nga PD-ja kap në total shifrën e 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm. kjo shumë për Bashën, mund të merret nga anulimi i tenderave korruptiv.

"52 mln euro në muaj, pra efekti total është 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm duke filluar nga tetori. Kjo për përbën 2.45 të GDP. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve. 0.86 janë shpenzimet e qeverisë deri tani për COVID-19. Të anulohen tenderat korruptiv dhe këto dalin për të vënë në zbatim paketën tonë", tha Basha.

Ora 11:21
Basha: 20 mijë lekë kush pronar merr në punë punonjësin e larguar! Të dyfishohet ndihma ekonomike! Çek 1000 euro për biznesin e vogël!

Dy pikat e tjera të planit të rimëkëmbjes së PD-së pas krizës është hapja e shkollave dhe ndihma ekonomike. Kredemokrati Lulzim Basha bëri prezantimin e tyre

"Hapja e shkollave. Furnimimi me ujë, maska mbrojtëse dhe dezifentimi i ambienteve. Kryerja e testimit periodik për mësuesit dhe stafit. Investimi në teknologjinë për rastet kur duhet aplikuar mësimi online, për ata familje në nevojë që nuk kanë mundësi.

Asnjë lekë nuk ka shkuar te ata që janë goditur nga kriza. Propozimi ynë është , mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, të marrë një cek mujor 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj me radhë. krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset për të marrë në punë të larguarit gjatë pandemisë. 20 mijë lekë të reja në 6 muaj për bizneset që marrin në punë ata që larguan gjatë pandemisë. Dyfishim i ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. 2 mijë lekë të reja për 6 muaj për çdo pensionist. Biznesi i vogël, është goditur më rëndë dhe masivisht nga kriza ekonomike. për të gjitha bizneset aktive të regjistruara, një mbështetje të drejtpërdrejtë cek 1000 euro, për punëdhënësit e mëdhenj, subvencionit i taksës së qira 50%, rikonceptimi i kritereve të përfitimit të garancisë sovrane që të bëhet më e aksesueshme për marrjen e kredive", tha Basha.

Ora 11:12
Basha: Mbi 2500 teste në ditë, të rimbursohen të prekurit me COVID që s'janë të shtruar në spital! Bonus për të gjithë mjekët për 6 muajt e ardhshëm

Një nga pikat kryesore të planit të rimëkëmbjes së PD-ë është mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, teksa kryedemkrati Lulzim Basha u ndal të analizonte të gjitha pika.  

"Përgjigja që ne do t'i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve. Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë. Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore. Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë", tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 29/09/2020 21:24

    Kush te beson ty o klloun, apo mendon se me bujarin, fation veizin hajdutin e pasurise se shqiptareve per llogari te berishes dhe me ina zhupen qe e ze gjumi ne kembe dhe burrin e ka pasur ne burg do fitosh vloren, dy deputet po more i ke shume, ina e gjore do te digjet ndaj vendose me mire te dyten te justifikosh dhe leket qe i ke marre burrit te saj, harrova po gjoben qe i ke vendos fation veizit veshtire e ke ne vlore o Lyre.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 29/09/2020 18:06

    7x7=42

    Përgjigju
  • robi: 29/09/2020 18:01

    Une o Basha kam mendim tjeter. Jo dyfishim i ndihmes ekonomike por 10 fishim, jo 1000 euro per cdo biznes te vogel po 20 mije euro, jo 1200 euro per rrogen e mjekut por 12 mije euro, jo 1300 euro per mesuesit sic thua ti por 13 mije euro ne muaj jo rroge minimale 400 mije sa thua ti por 1 milion leke , jo pension minimal 300 euro sa thua ti por 1000 euro , pra gjermanet, francezet, zviceranet do turren drejt shqiperise per te zevendesuar 500 mije shqiptaret qe sipas Jorida Tabakhones kane braktisur shqiperine, vallahi do ta japim ty voten se ti e nxjerr vendin nga kriza. Si duket duhet te hapet thesi i ndonje banke arabe ose do shitet floriri i krrabes nga Nafije dybeku dhe ketu do behet deti kos. O burra me luge ne brez, rrofte Flamur noka kryeministri i republikes se Lazaratit.

    Përgjigju
  • Jam me tytem: 29/09/2020 16:43

    Dorezo Rrugen e Kombit, dhe do vij me ty! A i lan dot “qerate e Papulit a Samirit? Jepi qytetar i shpellareve

    Përgjigju
  • O tej: 29/09/2020 16:17

    Si dhenderr i Firmave Piramidale nuk je keq. Si kollovar i familjes mafioze Berishe po ringjall prape Chaferin Suden Gjallican Popullin

    Përgjigju
  • diku: 29/09/2020 14:58

    i beri nja 5 vila ky, normale qe do te ulen taksat tani se nuk do te paguaj per te pesta. trashgimtari i Enverit me pastrusen po na ben nder qe po na ul taksat me 6%, ky vrasesi i shqiptareve ne bulevard mendonka edhe per popullin.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 29/09/2020 14:38

    O TYT po' kur te boni thirrje Rama hajde te bashkepunojm per ta heq kete te keqe qe Na ra I pari ishe qe the JO NUK MARRIM PERGJEGJSI TI BOJ QEVERIA car ndryshoi per keto 6 muj apo erdhen zgjedhjet dhe opa rasti per tu shfrytezu HIK OR TA PERSERIS PRAP TYT TYT se nuk je as per kullot delet e farkes.....

    Përgjigju
  • Kerrici: 29/09/2020 13:39

    Kush e duron edhe 7 muaj te tjera kete kerric gomarit,kete idiot qe ka hapur thesin e genjashtrave dhe ska te ndalur,boll se le nam o idiot po nuk te voton njeri ti se je dallkauk pa nje gram tru.

    Përgjigju
  • Hako: 29/09/2020 13:37

    Une mendova qe do dali me sugjerimin:cdo politikan do te shese shtepine e 3-te dhe do ta kaloke ne buxhet te shtetit.

    Përgjigju
  • Vlora: 29/09/2020 12:23

    Tani u be si ZORRO 1. Vjedh shtetin 2. Shperndan ca ne popull, mban ca per vete 3. Ketu qe i vodhi shtetit, populli duhet ti paguaje prape 4. Ky nuk votohet as per drejtues pularie.

    Përgjigju
  • Bravo: 29/09/2020 12:18

    Bravo Basha...o popull, ka ikur koha e tifozllekut, tani duhet te shohim interesin to e drejtperdrejt. Ky thote takse 9%, prek direkt pozitivisht rrogat dhe te ardhurat tona. Cfar duhet te bejme, te votojme prap Ramen? Qe i ben rruget me trefishin e cmimeve europiane nderkohe qe pagat e punknjesve jane afrikane? Ti qe jep sot nje dyqan me qera, apo ti qe shet shtepine pak me shume se sa e ke blere: paguan 15% takse sot me Ramen...do paguash 9% neser pa Ramen. Pse duhet te votojme si qorrat Ramen?

    Përgjigju
    • meri: 29/09/2020 14:11

      Nuk ke faje qe nuk arrin ta kuptosh miljarderin Lulu,ky qe flet ne ajer ,e di qe ka edhe persona si ti ,qe perrallat i marin realitet.Taksa 9% do te thot qe,Lulu qe eshte miljarder,dhe ti qe nuk siguron dot shpenzimet e muajt ,te paguani njilloj....,pyete Lulun sa vila e pasuri ka,dhe sa taksa i paguan shtetit??,keta din vetem te vjedhin djersen ton,kurse foljen PAGUAJ ne veten e pare,nuk din t'a zgjedhojne.Zgjohu nga enderra , dhe informohu me shume..

    • Bobi: 29/09/2020 12:47

      Sa i mefshet e trutallash qe qenke. Nivelin e takses nuk e ben per ty o kokpalar, por e ben per Salehun e sorollopin e tij. Shko ulo 90 grad para lylit me sy mbyll se do kesh te ardhme si llapist

  • Lulushi: 29/09/2020 12:12

    Sa I zgjuar qe jam une Lulushi.e kam nga gjumi I tepert

    Përgjigju
  • Koli: 29/09/2020 11:42

    Te djeg ndertimi i vendit o antishqiptar

    Përgjigju
  • tani: 29/09/2020 11:32

    O zog gomari:analizat per gjurmimin e vatres se infeksionit eshte sot me e rendesishmja ne luften kunder pandemis.Kurse analizat percaktojne shkallen e infeksionit te popullates.Leri budallalleqet,rrenat e mashtrimet.Kerkesat tuaja apo mashtrimet tuaja nuk mund te realizohen as nga buxheti amerikan e jo nga shteti shqiptar me i varferi ne Ballkan.Askush ne bote nuk ben primtime kaq idiote e krejtesisht te parrealizushme si ti o Luli.Ik nga politika se je i paafte e tashma jo vetem po demton PD por edhe Shqiperin

    Përgjigju
    • Sefer daja: 29/09/2020 13:39

      O Tan po kush i bo ne kohe analizat??!! Mo te flas konkretisht: E kom kalu familiarishr virusin. Mjeken e familjes kur e merrja ne telefon me thoshte se po ta fus emrin ne liste po per tamponin nuk vijn per raste mo te renda jo per kto qe me thoni ju! I bera ne privat! Shteti me ka ardh 6 dite pasi kom telefonu mjeken e kur isha i vetizoluar! Nga data kur ma moren tamponin pergjigjja vonoi dhe 4 dit te tjera! Pra 10 dite vonese! Kuptoje sa te rendesishme jane 10 dite pa mjekim nese do prisja shtetin! Rrofte privati dhe parate! Pse nuk duhet ta besoj Bashen??? Nuk te genjej! Dhe ne shtet une dhe ime shoqe paguajme vetem sigurime shendetsore e shoqerore rreth 16000lek( te reja ne muaj) Parate jane por nuk shkojne aty ku duhet!

  • One: 29/09/2020 11:30

    u hap thesi :)

    Përgjigju
  • cimi: 29/09/2020 11:20

    ik mor legen qe bon nji muj e gjys pushime e vjedh sa majtas djathtas

    Përgjigju
  • qwerty: 29/09/2020 11:20

    Bo bo , prape ky?

    Përgjigju
    • tosi: 30/09/2020 10:06

      Mijra qytetare nga Suedia, Gjermania, Franca, Anglia, USA, Rusia, Dubai jane nisur me nxitim neper aeroporte dhe po vijne drejt Tiranes se ketu u be deti kos, eurot pertoke rroga mesatare 6000 euro dhe te gjitheve do ju dhurohet qysh ne aeroportin e Rinasit sa te zbresin ne shenje mirseardhje nga nje dybek nga Nafije dybeku i leshilikes. Nafija ka ne program punesimin e rinise me rroga te mirepaguara sic thote Nafija dhe leshelija, por me nje kusht se te rinjte duhet te bejne karantinen apo trajnimin ne kampingun apo haremin veror te Jales nen kujdesin e Floida surratufos dhe Kejdi dhembcakalles dhe sa te marin certifikaten ato do fillojne pune ne administrate me rroga te mirepaguara nga 4000 - 6000 euro. Numri i punonjesve te nje bashkije do shkoje nga 500 qe eshte sot ne 15 mije vete per te perballuar fluksin e madh te lristave qe jane bere gadi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor