Komisioneri për Zgjerimin: Fola me Ramën për Teatrin! Korniza e negociatave në qershor

Komisioneri për Zgjerimin: Fola me Ramën për Teatrin! Korniza e negociatave në qershor

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varheji

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në një video-konferencë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje të BE-së ditën e sotme ka përmendur shembjen e teatrit Kombëtar, pas pyetjes që i bëri eurodeputeti Michael Gahler.

“Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes krijon përshtypjen nëse qeveria do të shkatërrojë ambicien për të punuar për 15 pikat, që duhet të përmbushë për të fituar besueshmëri për negociatat me BE. Si e komentoni?”

Komisioneri Varhelyi theksoi se çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje.

Për shembjen në fundjavë në Tiranë, ka një debat që po vijon në vend dhe  arriti pikun të dielën kur godina e teatrit u shemb. Kam folur me kryeministrin e Shqipërisë në telefon. Kemi diskutuar për nevojën që duhet të kemi një qasje më të koordinuar dhe skena të tilla është e mira të evitohen por gjithashtu e kuptoj se është e drejta e vendit të vendosë vetë për Teatrin Kombëtar pa iu thënë se çfarë teatri duhet të ndërtojnë. E rëndësishme është se nuk duhet të bëhet në një mënyrë konfrontimi dhe pa përfshirë grupet e interesit në proces”, tha Varhelyi.

Gjithashtu Varheji u shpreh sot se korniza e negociave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në qershor. Në një postim në Twitter ai thotë se raportet vjetore të dy vendeve do të jenë në vjeshtë.

"Unë konfirmova sot që kornizat e bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në qershor, ndërsa raportet vjetore do të jenë në vjeshtë, kështu që reformat e mëtejshme mund të dorëzohen dhe parashikueshmëria është më pozitive në raport me COVID-19. Momenti i rëndësishëm i zgjerimit vazhdon", ka shkruar Varlehyi.

Postimi i Varheji

Në në një postim tjetër tha se Ballkani Perëndimor dhe BE duhet të bashkëpunojnë që të përgatiten për hapjen e mundshme dhe graduale pas masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

 “Dëshirojmë t’u bashkohemi partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor si udhërrëfyes për sa i përket heqjes graduale të kufizimeve të udhëtimit, hapjen e bizneseve dhe shërbimeve hoteliere duke respektuar situatën shëndetësore”, shkruan Varheji në profilin e tij në Twitter.

Postimi i Varhelyi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit