Pandemia në Ballkan/ Në 24 orë, 27 viktima në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut

Pandemia në Ballkan/ Në 24 orë, 27 viktima në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut

Tre vendet ballkanike, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të jenë në një situatë të rënduar pandemie.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima dhe 132 raste të reja të infeksionit Covid.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të prekurve nga koronavirusi, që prej fillimi të pandemisë është rritur në 5369 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbut jetën ka shkuar në 118. Gjithashtu në vend ka patur ditën e fundit edhe 83 pacientë të shëruar për një total prej 2454

Rastet aktual pozitiv në Kosovë numërohen në rreth 2700 teksa kryeqyteti Prishtinë ka shënuar numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19, me 47 raste.

Përballë një situate të rënduar pandemie, sot Italia shpalli të mbyllur kufijtë e saj me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Sipas Ministrit italian të Shëndetësisë, "Kushdo që ka qenë në këto vende në 14 ditët e fundit i ndalohet hyrja dhe tranziti në Itali".

E rënduar është situate e pandemisë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku sot u raportuan për 8 viktima, 94 raste të reja infeksioni dhe 42 të shëruar. Në vendin ballkanik numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën prej Covid është rritur në 401.

Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka 167 raste active për 100 mijë banorë.

Serbia në 24 orët e kaluara regjistroi 13 viktima dhe 338 raste të reja të identifikuar pozitiv me koronavirus, teksa, sipas autoriteteve spitalore 177 pacientë ndodhen të intubuar të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Në vend totali i viktimave është rritur në 442 për një total të prekurish nga pandemia prej 19 672, teksa vendi ka 66 raste aktive për 100 mijë banorë, e renditur pas Malit të Zi me 231 raste aktive për 100 mijë banorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe