Panë 'El classico'-n me paratë e biznesmenit durrsak, Krimet i kthejnë dosjen Prokurorisë për tre gjyqtarët

Panë 'El classico'-n me paratë e biznesmenit durrsak, Krimet i kthejnë dosjen Prokurorisë për tre gjyqtarët

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit që po hetohen për korrupsion aktiv

Gjykata i kthen prokurorisë dosjen ku tre gjyqtarë të Apelit Durrës janë marrë të pandehur me akuzën e korrupsionit. Këtë të hënë Krimet e Rënda kanë vendosur të kthejnë dosjen akuzës për të kryer hetime të tjera para se të kalojë për gjykim procesi në ngarkim të Kliton Spahiut, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.

Gjyqtarët u vunë në hetim pasi dyshohet se paratë e një biznesmeni kanë para derbin Real Madrid – Barcelona katër vite më parë. Si biznesmeni ashtu dhe gjyqtarët e kanë mohuar akuzën ndërsa 2 javë më parë ata u vunën nën akuzë për korrupsion aktiv.

Me vendimin e sotëm të seancës paraprake në gjykatën e Krimeve të Rënda kjo dosje do të duhet të rihetohet e më pas të vendoset nëse do të hapet apo jo një proces ndaj tre gjyqtarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 18/12/2018 00:48

    Ky petraq dhimitri eshte kokrra e legenit I korruptum nga koka tek kembet

    Përgjigju
  • bujari: 17/12/2018 22:34

    Kjo ceshtje eshte shembulli tipik se si operon me klientelizem prok e krimeve te renda ne sherbim te interesave ekonomike te Rovena Gashit

    Përgjigju
  • Zani: 17/12/2018 22:31

    Krimet e renda kane vendosur te kthejn dosjen akuzes...ky po eshte lajm...apo jo cifti Gina...ka ende Gjykte

    Përgjigju
  • Dritan: 17/12/2018 22:26

    Serisht gjykata tregon se ndodhet nen presion te vazhdueshem, pasi nje ceshtje e tille jo vetem qe duhet te pushohej por as nuk duhej te ishte rregjistruar fare.Turp se pari per prokurorine qe insiston te dergoj per gjykim nje ceshtje pa prova ,me trillime dhe hamendesime, duke treguar injorance dhe mungese profesionalizmi.Gjykata duhet ti jap fund njehere e mire zullumit dhe ligesise se ciftit Gina -Gashi.Gjykata u detyrohet pafajesine dhe prokuroria falje

    Përgjigju
  • Stela: 17/12/2018 22:15

    Bravo gjykates qe i la targen dy prokuroreve leshko te paafte qe u bien ne qafe njerezve pa prova!!

    Përgjigju
  • Beni: 17/12/2018 17:21

    Akuza nje vit qe eshte ngritur. Dosja ka kater vjet ne prokurori. Prokurori meqe ska prova ja ngec gjykates qe trembet nga vettingu.

    Përgjigju
    • Durres 1: 18/12/2018 16:41

      Po si nuk ka prova?? Pagesa nga ana e Namikut te hotelit dhe biletes ne stadium duket pak ? Pse nuk na ble ne Namiku ndonje bilet ne stadium...hapni kamerat e hotelit te Namiku ( Bleart ) ne ate periudhe dhe do te shikoni qe Petraqi rrinte nate e dite aty duke henger duke pir. Kto jan 2 hajduta dhe pak e kan kete. Petraqi nga pilli i mizes ne gjirokaster vjen ne Durres bon dhe dashnore dhe vjedhe dhe popullin. Pastaj Tit Ceno...injorant komplet qe u bo milarder...

    • Ledio Durrsaku: 17/12/2018 21:39

      Gjithe Durresi e di qe gjyqtaret skane marre asgje nga Namik kopraci. Rovena Gashi dhe Dritan Gina paskan akoma pushtet te forte ne prokurori dhe Gjykate, mesa duket.

    • Juristi: 17/12/2018 21:20

      Juridikisht ceshtja eshte e zgjidhur. Pa prova smund te cosh ceshtje ne gjyq. Prokuroria ka nje shans te terhiqet nga akuza ose gjykata te tregoje integritet duke pushuar ceshtjen.

    • Arditi: 17/12/2018 19:22

      Nuk perben lajm kjo ceshtje. Tre gjyqtare te nderuar vuajne pasojat e inatit te Rovena gashit. Meritojne pafajesi

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë