Panik prej epidemisë së koronavirusit, maskat vlejnë sa ari, vjedhje masive në magazinat e Spitalit të Kryqit të Kuq në Japoni

Maskat po bëhen gjithnjë e më të çmuara në Japoni, dhe tani praktikisht janë të padisponueshme në dyqane, deri në atë pikë sa po bëhen objekt vjedhjeje.

Sipas ANSA, në qytetin e Kobe, në perëndim të arkipelagut, policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për zhdukjen e katër mijë maskave të cilat mbaheshin të mbyllura në një magazinë.

Sasia e maskave të vjedhura ishte e futur në 120 kuti, me vlerë rreth 40,000 jen, ekuivalent me 335 euro.

Kurse në Hong Kong, në situatën e krijuar prej infeksionit të koronavirusit, letra higjienike vlen sa ari.

Dje në mëngjes një bandë prej tre personash të kamufluar me kapuç dhe të armatosur me thika, iu afruan një makine e cila po shkarkonte paleta me letër higjenike para një supermarketi në rrethin Mong Kok dhe duke kërënuar arritën të vidhnin 600 topa letre me vlerë 200 euro.

Paniku i koronavirusit në fakt ka krijuar një garë luftarake për të grumbulluar sa më shumë mallra thelbësore, përfshirë letrën higjienike.

Policia më pas arrestoi dy prej burrave, duke rikuperuar një pjesë të ‘pasurisë’ së vjedhur, kurse i treti është ende në arrati.

Ata akuzohen për grabitje të armatosur, një krim që në ish-koloninë Britanike mund të kushtojë disa vite burg.

Që prej rastit të parë të konstatuar me koronavirus, niveli i histerisë dhe psikozës në Hong Kong është rritur tej mase kurse mungesa e besimit te autoritetet ka bërë që në vend të ketë edhe protesta.

Në Hong Kong, çdo fjalë e qeverisë duket se përkeqëson situatën, gjithashtu edhe pse guvernatorja Lam dhe ekipi i saj nuk kanë arritur të garantojnë një furnizim të mjaftueshëm të popullsisë me maska.

Nuk është për t'u habitur, që në këtë klimë, dikush vjedh letër tualeti e dikush tjetër maska.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan vazhdon të vrasë, 98 viktima në 24 orë, Studimi: Të moshuarit dhe të sëmurët 'objektiv' i sulmeve (VIDEO)


I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?



×

Lajmi i fundit

John

Katër foto të dixhitalizuara të Ismail Qemalit ekspozohen në COD