Papa Françesku kritika Europës: Po neglizhoni emigrantët, po i përdorni për propagandë politike

Papa Françesku përqafon emigrantët në Lesbos

Gjatë vizitës në ishullin grek, Lesbos, Papa Françesku ka thënë se vendet Europiane po neglizhojnë emigrantët. Ai ka denoncuar mënyrën sesi këto vende po i trajtojnë emigrantët duke thënë se po vendosin përpara interesit të tyre vetjak.

Teksa takoi dhjetëra azilkërkues në Lesbos, Papa tha se ata po përdoreshin për propagandë politike. Ndërkohë që kritikoi edhe muret e ngritura nga Polonia dhe Hungaria për ndalimin e emigrantëve.

"Në Evropë ka nga ata që këmbëngulin ta trajtojnë problemin si një çështje që nuk i shqetëson ata, kjo është tragjike. Historia na mëson se interesi i ngushtë vetjak dhe nacionalizmi çojnë në pasoja katastrofike. Është e lehtë të ndikosh në opinionin publik duke futur frikën ndaj tjetrit. Duhen sulmuar shkaqet e largëta, jo njerëzit e varfër që paguajnë pasojat dhe madje përdoren për propagandë politike", tha Papa.

Muajin e kaluar 27 persona vdiqën për shkak se një gomone u mbyt në Kanalin midis Francës dhe Britanisë së Madhe. Disa njerëz kanë vdekur në temperaturat e ulëta duke u përpjekur të kalonin në Poloni nga Bjellorusia. 1.650 persona janë regjistruar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin si të zhdukur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun këtë vit.

Kampi që vizitoi Papa ka 2.300 azilkërkues nga Afganistani, Siria, Iraku dhe shtetet e tjera dhe është epiqendra e një vale të emigrantëve, të cilët në vitet e fundit po tentojnë të hyjnë në Evropë.

Papa për herë të fundit kishte vizituar Lesbosin më 2016, kur ky ishull ishte pika kyçe e hyrjes në Evropë të mbi 1 milionë personave që kishin ikur nga luftërat në Siri dhe Irak.

Papa Françesku ka zhvilluar një vizitë pesëditore në Qipro dhe Greqi ku fokusi i tij ka qenë çështja e migrantëve.

Çështja e emigrantëve së fundmi ka rritur tensionet mes Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë.BE-ja e akuzon liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka se po përdor emigrantët si pjesë e “luftës së tij hibride”, për t’iu kundërpërgjigjur sanksioneve që blloku evropian ka vendosur ndaj Minskut për shkak të shtypjes së protestave ndaj Lukashenkas, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020.

Papa takon fëmijët në kampin Mavrovouni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
VIDEO/ 'Papë, ti je heretik', momenti kur prifti ortodoks në Athinë i thërret Papa Françeskut

"Papë ti je heretik" me këtë thirrje e priti një prift ortodoks në Greqi Papa Françeskun, teksa po hynte në Kryepeshkopatën Ortodokse në Athinë.

Prifti u morë nga policia, ndërsa dëshmitarët thanë se ai bërtiti shumë fortë që të siguroje se Papa do ta dëgjonte. Papa ndodhet në Greqi për një vizitë tre-ditore që katolikët grekë shpresojnë se do t'i afrojë kishat lindore dhe perëndimore.

SI.E./J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

'Më thanë se kanë planifikuar vrasje', Meta: Rama dhe Basha vranë katër protestues më 21 janar! Nëse shkarkohem, do e ankimoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese