Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo

Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo

Mike Pompeo, Papa Francesku

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refuzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher.

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar zotin Pompeo se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Twitter këtë muaj, se po rrezikon “autoritetin e vet moral” duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refuzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmang takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

Zoti Pompeo ishte në Vatikan për të marrë pjesë në një konferencë mbi lirinë fetare të organizuar nga ambasada amerikane në Selinë e Shenjtë.

Gjatë konferencës të mbajtur dje, zoti Pompeo e quajti Kinën shkelësen më të madhe të të drejtave fetare në botë.

Të enjten, para takimit me zyrtarët e Vatikanit, Sekretari i Shtetit bëri një vizitë në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, një organizatë bamirëse e krishterë.

“Departamenti i Shtetit ka punuar me ju të gjithë prej një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha zoti Pompeo pas takimit me anëtarët e grupit të paqes.

Grupi Sant’Egidio është themeluar në fund të viteve 1960, dhe është emëruar disa herë për Çmimin Nobel të Paqes për punën me të varfrit./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 02/10/2020 15:56

    KY PAPÀ QE JETON NE LUKS DHE DHOMA E SHANDAN TE FLORINJT QE PERGJEROHET PER TE FARFERIT PSE NUK SHET ORENDIT E FLORIRIT TE VATIKANIT PER TE NDIHMUAR FUKARENJT NE BOTE APO I DJEG BYTHA SI È KA VEN GJITH KETE PASURI PRRALLORE VATIKANI APO DUKE MASHTRUAR NJERZIMIN NA RROFT TRAPIN

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 02/10/2020 08:40

    Papa nuk duhet me taku as edhe nji politikan, bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot