Papa Françesku s'preferon Messin dhe Maradonën: Pele, ishte një burrë i madh

Papa Françesku s'preferon Messin dhe Maradonën: Pele, ishte një burrë i madh

Pele dhe Papa Françesku me fanellën e dhuruar

Papa Francesku ka zgjedhur të preferuarin e tij në futboll dhe ai është një brazilian. Në një intervistë për Tg1, Papa u pyet nëse ishte një fans i futbollit dhe kë zgjidhte midis Messit dhe Maradonës, duke qenë se të dy janë argjentinas, vend nga ka origjinën edhe Papa.

Duket se kreu i kishës katolike ka zgjedhur Pelenë. "Midis Maradonës dhe Messit, kë preferoj? Po them një të tretë, Pelé”.

Këto janë fjalët e Papa Françeskut gjatë intervistës për Tg1. "Maradona si lojtar është i mrekullueshëm, një njeri i madh. Por si njeri ai dështoi. I gjori rrëshqiti me oborrin e atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan. Ai erdhi të më vizitonte këtu vitin e parë të zgjedhjes sime. Ai ishte kurioz: shumë sportistë përfundojnë keq.

Messi është shumë korrekt. Ai është një zotëri. Por për mua nga këta të tre zotëria i madh është Pelé. Një burrë me zemër. Fola me Pelé, e takova një herë në një aeroplan kur isha në Buenos Aires, ne biseduam. Një burrë kaq i madh njerëzor. Të tre janë të mrekullueshëm. Secili me specialitetin e tij. Messi është i mirë për momentin. Dhe Pelé ishte i mirë", tha Papa.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit