Paparaci i "Vila Mercedes"
publikon fotot e Sequit Dj

Paparaci i "Vila Mercedes" <br />publikon fotot e Sequit Dj
TIRANE - “Vila Mercedes” publikon fotot e paparacit gjatë aktivitetit të organizuar për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi.

Në festën në nder të diplomatit spikasin bluza me foton e tij, veshur nga gazetari Enkel Demi, bisedat e Sequit me Anjeza Majën e televizionit A1Report, trishtimi i Aleksandër Frangaj e Mustafa Nanos dhe gëzimi i të gjitha vajzave pjesëmarrëse në festë.

Ambasadori surprizoi të gjithë teksa u shfaq si Dj, duke u zhveshur nga petku i zyrtarit të lartë siç jemi mësuar ta shohim në ekran.


(Në foto, ambasadori Sequi, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe bashkë shorti i saj, dhe ministri Haxhinasto)

Më 24 nëntor, ambasadori ishte i ftuar në “Vila Mercedes”, ku i veshur “casual” me një këmishë të bardhë lino dhe një palë pantallona stof, kaloi më shumë kohë me ish- ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto .


(Në foto, Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja e tij)

Sequi u takua në këtë aktivitet me të gjithë të pranishmit, që për çudi ishin vetëm personazhe të njohur, duke filluar që nga politikanët, gazetarët e artistët. Në këtë foto shohim si ambasadori po bisedon miqësisht me moderatoren e Rreze Dielli në A1 Report, Anjeza Maja.


(Në foto, Aldo Bumçi me bashkëshorten e tij dhe ministrja Bregu me bashkëshortin)

Në këtë festë ku performoi si Dj. gazetari Enkel Demi ishin të ftuar, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, deputetja Mesila Doda, e cila herë pas herë është parë në krahë të bashkëshortit të saj.

Gjithashtu nuk munguan as balerini Kledi Kadiu dhe artisti shqiptar, Olen Cesari. Edhe gazetarët të njohur të medias shqiptare, janë bërë pjesë e kësaj feste. Emra si Anila Basha, Ilva Tare, Mira Kazhani, Sonila Meço, Anjeza Maja, dhe Mustafa Nano janë fotografuar në këtë klub.


(Foto nga "Vila Mercedes", Mustafa Nano)

Një tjetër detaj i zbuluar nga fotot e festës, është edhe konsumimi i cigares brenda ambienteve të “Vilës Mercedes”. Në fotot e publikuara në Facebook, shihen Vip-at shqiptarë të cilët kanë thyer ligjin i cili ndalon pirjen e cigares në ambientet publike.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas