Papunësia, braktiset qyteti minerar i Prrenjasit! Kryebashkiaku: 10 mijë banorë më pak në 1 dekadë

Në dekadën e fundit, një e treta e popullsisë në qytetin e Prrenjasit dhe fshatrat përreth është larguar për shkak të papunësisë. Qyteti që dikur nxirrte mijëra ton hekur e nikel, sot ka fare pak mundësi punësimi në sektorin privat, në këto kushte shumica e të rinjve e kanë braktisur vendlindjen. Në rrugët e lulishten e qytetit takojmë vetëm të moshuar, të cilët shprehen:

“Ka ikur rinia jashtë se këtu ska punë, ka mbetur mosha jonë që kemi mbetur se skemi ku të shkojmë.”

“Këtu o do vjedhësh po do vrasësh, tjeter gjë s’ke ç’bën!”.

“Këtu është bërë masakër, makineritë e minierës u vodhën për skrap. Pas viteve ’90 u shkatërrua gjithçka”.

“Këtu s’ka as punë as gjë, shumica kanë ikur në emigrim”.

Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba tha në një bisede telefonike se të rinjtë që kryejnë studimet në Tiranë nuk dëshirojnë të kthehen më, në qytetin e vogël juglindor. Po kështu shumë familje, sidomos nga fshatrat janë zhvendosur në kryeqytet, e disa të tjerë kanë marrë rrugët e emigrimit, kryesisht në Gjermani.

Referuar regjistrit të gjendjes civile, një dekadë më parë Përrenjasi numëronte 31 mijë banorë, sot kanë mbetur afro 20 mijë, ku 70 për qind e tyre jetojnë në zonat rurale dhe vetëm 7 mijë banorë në qytet.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/03/2023 23:57

    Te vjen keq qe te kesh gjithe ate hekur e sidomos krom qe eshte nje nga metalet me te kerkuara e me te perdorura ne bote dhe miniera te qendroje mbyllur e te degradoje sikur eshte miniere qymyri! Politikanet bejne gare me njeri-tjetrin kush e kush te vije sa me pare ne Perrenjas,te mbajne fjalime bombastike per vota me premtime fallco dhe pastaj si shikon me.Mire opozita qe celsat e kashtes ka,po Rama ku dreqin eshte? Perse nuk e rive ne pune minieren si ndermarrje shteterore? Nuk me duket se e ka privatizuar njeri dhe as te mos mendohet nje gje e tille,po perse nuk e ve prape ne perdorim? Kjo do te hapte vende pune jo vetem direkt ne miniere,por dhe ne shume dege te tjera te lidhura direkt e indirekt me te dhe do te zvogelonte ose ndalonte largimin e popullsise?!

    Përgjigju
  • Domosdova: 21/03/2023 23:34

    Duhet një Politikë e përgjegjëshme e një Kryetar bashkie me vizion,për të tërhequr investitorët!Sa nostalgji kam për atë kohë,para viteve 90,aty jam rritur e ndjekur shkollën 8 vjeçare,Q.Sokoli,Prrenjasi ishte Qytezë që kishte gjallëri,Me të gjitha ato që Banorëve i nevojiteshin...!Nuk duhet harruar Shkolla e Mesme Professionale Gjeologji Minierave..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet