Rritja e papunësisë, PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria

Rritja e papunësisë, PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria

Protesta e studentëve

Zëdhënësja e  Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se qeveria e Ramës ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë rininë shqiptare. Zhupa shkruan se 183 mijë të rinj, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga vendi që në vitin 2014.

Referuar raporteve më të fundit, Ina Zhupi shkruan se 51% e të rinjve nuk janë në marrëdhënie pune dhe as nuk po ndjekin ndonjë trajnim profesional. Ajo shton gjithashtu se 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar për shkak të koronavirusit.

Postimi i plotë:

Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria dhe politikat qeveritare.

RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:

▐ 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.

Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore:

▐ 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:

▐ 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;

▐ 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;

▐ 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;

▐ 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2020 23:40

    51% po presin te behen drejtora,te legalizohet kanabis,te trashegojne ose te blene bisnese,apartamente qe t'i japin me qera.92% presin tu paguhet nga shteti kafja dhe votka.49% iu eshte mbyllur lokali ose babi nuk mund t'u paguaj me shkuma party dhe pushimet jashte.88% femra viktima te burrave dembele se ato I mbanin me shpenzimet per kafe ,raki.cigare e ndonje drake me shoket.63% te frustuar nga privimi I qejfeve,fitimeve te lehta e privilegjeve qe kishin para Covidit e nxjerrin inati tek I pari qe u del perpara,zakonisht te familjaret.- POR KA DHE TE RINJ QE KANE VUAJTUR VERTET,PASI JANE PUNTORE E TE NDERSHEM NE CDO DREJTIM,RESPEKTE PER KETE GRUP!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria