Paqe në Roma-Inter, La Liga ul siparin, Chelsea-Arsenal finalja e FA Cup (VIDEO-Golat)

Ndeshje e çmendur dhe me shumë emocione por në fund Roma dhe Interi ndahen në “paqe” 2-2 me zikaltërit që mbajnë vendin e dytë por sigurojnë kualifikimin në Champions. De Vrij kaloi djemtë e Contes në avantazh por më pas verdhekuqtë do të barazonin me Spinazzola dhe vendasit do të merrnin edhe avantazhin falë golit të armenit Mkhitaryan duke e kthyer fatin e ndeshjes. Gjithsesi Lukaku do të shpëtonte Interin nga humbja duke barazuar me penallti.

Napoli me shumë vështirësi përmbysi Udinesen duke fituar 2-1. Miqtë marrin shpejt avantazhin me golin e De Paul por djemtë e Gatusso-s barazuan që në pjesën e parë me polakun Milik. Goli i fitores erdhi në minutën e 94-të nga Politano pas një pasimi gol të Hysajt.

Real Madrid i shpallur kampion i La Ligas pak ditë më parë e mbylli sezonin me një barazim 2-2 ndaj Leganes ekip që më pas zbriti një kategori më poshtë. Sergio Ramos dhe Asensio tundën rrjetën për Los Blancos.

Pas turpërimit me Osasunën dhe polemikave të shumta Barcelona e mbylli me  manita edicionin. Katalanasit fituan 5-0 ndaj Alaves në transfertë me dy gola të Messit dhe nga një shtuan Ansu Fati, Suarez dhe Semedo.

Real Sociedad morri pikën që i duhej për në Europë ndaj Atletico Madrid. Koke i dha avantazhin skuadrës së Simeones por miqtë barazuan me një autogol në duelin e mbyllur 1-1. Atletico e mbyll edicionin e treta.

Ndërkaq finalja e FA Cup e këtij edicioni do të jetë Chelsea-Arsenal. Blutë e Londrës asfaltuan Manchester United duke fituar 3-1/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri