'Paqja' e Bartomeu-t largon Messi-n nga Barcelona/ Man. City, United, Paris SG, Juve dhe Inter në garë për argjentinasin

'Paqja' e Bartomeu-t largon Messi-n nga Barcelona/ Man. City, United, Paris SG, Juve dhe Inter në garë për argjentinasin

E mërkura ishte një ditë intensive te Barcelona, që së fundmi po kalon një periudhë mjaft të trazuar, sidomos pas përplasjes publike mes Lionel Messi-t dhe drejtorit sportiv Eric Abidal. Në këtë gjaknxehtësi ‘zjarrfikësin’ e bëri presidenti Bartomeu, që nga larg Spanjës mendoi për të pajtur palët që dikur luanin së bashku në fushë për të mbrojtur ngjyrat katalanase.

Gjithsesi kjo lëvizje sipas ‘Gazzetta dello Sport’  mund të sjellë pasojë. Sipas të përditshmes sportive italine në version print qëndrimi i Abidal mund të lërë të pakënaqur Messi-n, që në fund të sezonit mund të ndryshojë skuadër. Duket utopike, por dita ditës kjo hipotezë po mer më shumë ze. Dhe jo pa të drejtë kur mendon se ‘ylli’ argjentinas me gjashtë ‘topa të artë’ në fund të sezonit mund të largohet si futbollist i lirë. Kjo për shkak të një klauzole që ka në kontratë.

Po kush mund ta blejë Messi-n? Në ‘pole’ qëndron Manchester City i Pep Guardiolës, që kurrë nuk e ka fshehur admirimin për numrin 10. Nuk përjashtohet mundësia që Messi-n ta bindë Manchester United, por më e favorizuar duket Paris SG, klubi ku luan edhe Neymar dhe që Messi e kërkoi me ngulm te Barcelona gjatë kësaj vere.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’ në Itali janë dy klube që mund ta bëjnë argjentinasin për vete. I pari është Juventusi, që do ti plotësonte dëshirën milionave tifozë në mbarë botën për të parë së bashku Messi-n dhe Ronaldon, ndërsa klubi i dytë është Interi. Zikaltërit mund të tentojnë në një kohë që duhet paguar vetëm rroga pavarësisht se ajo mund të shkojë në mbi 30 mln euro në sezon.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet