Para disa ditësh u emërua zv. ministre e Arsimit, Bora Muzhaqi poston foton e veçantë kur ishte vetë në shkollë

Para disa ditësh u emërua zv. ministre e Arsimit, Bora Muzhaqi poston foton e veçantë kur ishte vetë në shkollë

Bora Muzhaqi është emëruar zv.ministre e Arsimit disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Pas këtij emërimi reagimin e parë Muzhaqi e ka bërë sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo është kthyer pas në kohë duke kujtuar shkollën fitore dhe falënderuar mësuesen e parë.

Postimi i plotë i Muzhaqit:

Kjo eshte nje foto nga shkolla Naim Frasheri, ku une kam kryer filloren. Kjo eshte klasa ime shume e vecante, jo vetem nga nxenesit por mbi te gjitha per mesuesen qe kemi pasur.

Nese vini re kemi dy tabela te medha te mbushura plot ne mure, te dyja vendoseshin ne fillim te vitit e pastaj ne caktonim nje teme dhe gjithe klasa ndahej ne grupe per te punuar ne nje nga projektet, me pune dore, penela apo bojra te tjera.

Mesuesja jone Etleva na mesonte se nuk ishte e thene qe te ishim me te miret ne pikture, e rendesishme ishte puna ne grup, e mbi te gjitha qe ne te zhvillonim fantazine tone.

Gjithashtu ndonese na shihni me banka ne forme standarde, zakonisht mesonim ne grupe me tavolinat e bashkuara ne forme katrori me grupe 4-she e te gjithe benim projekte grupi.

E preferuara ime ka qene kur te gjithe zgjodhem nga nje perralle nga Hans Christian Andersen dhe e punuam me metoden e zgjedhur nga ne. Me kujtohet sa gjate punuam qe ta riprodhonim ne menyren tone e me fantazine tone.

Sa e lumtur jam qe kisha nje mesuese si Etleva qe na mesonte ne vitet 1997-2000 me metodat me te fundit Evropiane, ku thelbi i cdo klase ishte te zhvillonte mendimin kritik, llogjiken dhe fantazine tone.

Faleminderit @gracenietleva qe ndave kete foto me mua, dhe me riktheve kujtimet me te bukura te femijerise, ku mezi prisja te vija ne shkolle, dhe pushimet e veres dukeshin perhere shume te gjata.

Shume dashuri per mesuesit tanë.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/05/2021 08:33

    Arsimateret jane shpresa e nje kombi. Nese nje komb ka arsimtare te mire, ka shprese. Thone qe ne Gjermani kur mjeket i kerkuan rritje page kancelares Merkel, ajo iu pergjigj. Jo ne kete mase rritja e pages sepse kaloni dhe mesuesit, ata qe ju pergatiten juve. E thashe kete per te vene ne dukje se cfare vleresimi duhet te kene arsimtaret. Arsimtaret nuk kane detyre vetem te mesojne dije, por kane pergjegjesine te pergatisin dhe qytetare te denje per nje shoqeri te zhvilluar dhe emancipuar.

    Përgjigju
  • vjola: 08/05/2021 22:51

    pyetja 1 milion dollarreshe eshte se kush eshte muzhaqi ketu ?

    Përgjigju
    • Edmond: 09/05/2021 08:57

      Vjola ! Esht fotografja pra hahhaha

    • KApelj: 08/05/2021 23:54

      Kjo me kapele te rrjeshti nga muri e ulur në bank vetem pasi shoqes i ka thene dil bej foton per rilindjen

    • Vlora: 08/05/2021 22:53

      Hahahaha, e bukur kjo Vjola.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!