Para të fshehura dhe tentativa për kalime të paligjshme! Në një vit 550 të proceduar në Rinas

Tentativat që persona të ndryshëm të kalojnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit apo nëpërmjet aeroportit të Rinasit ka bërë që policia të merrte masat e të shtonte kontrollet për të parandaluar këtë fenomen. Duke iu referuar statistikave, vetëm vitin e shkuar, policia ka proceduar penalisht 550 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Rinasi në mënyrë të paligjshme apo sende të tjera si para të padeklaruara apo edhe armë zjarri që u janë kapur me vete.

Sipas burimeve mësohet se numri personave të proceduar për ata që kanë tentuar të kalojnë me dokumente të falsifikuara ka qenë në rritje nga viti në vit, e për pasojë edhe kontrollet kanë qenë edhe më të larta nga ana e policisë. Përgjatë vitit 2019, policia e Rinasit ka proceduar rreth 200 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë me dokumente false drejt vendeve të BE-së, nga 41 raste që janë zbuluar në 2016-ën.

Ndërsa 17 persona janë proceduar pasi kanë tentuar të kalojnë me shuma të konsiderueshme parashë të padeklaruara. Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, numri është në rritje, ku vetëm në 2016-ën janë proceduar 3 persona. Mësohet se nga në vijën e dytë, vetëm vitin e kaluar janë kryer 7400 kontrolle, nga 900 që ishin kryer në vitin 2016-të.

Gjithsej policia ka arrestuar 5 persona, punonjës në aeroportin e Rinasit, të akuzuar për vjedhjet e bagazheve të pasagjerëve. Ndërkohë, vetëm në muajt e fundit të 2019-ës ka kontrollet ka rezultuar se 6 vajza janë tentuar të kalohen me dokumente false drejt vendeve të BE-së, duke bërë që policia të arrestojë trafikantët e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët