Paradoksi në standartet e Dukës, vartësve u vendos kusht që të drejtojnë deri në 3 mandate

Paradoksi në standartet e Dukës, vartësve u vendos kusht që të drejtojnë deri në 3 mandate

Në mënyrë sekrete janë mbajtur sot zgjedhjet për zyrën rajonale të futbollit në Durrës ku kryetar është zgjedhur Mikel Furxhi, një anëtar i FSHF-së që sipas kësaj të fundit nuk kishte kundërshtar edhe pse publikisht Indrit Skora ishte shpallur kandidat.

Përveç kësaj diçka tjetër që bie në sy në atë që është miratuar sot ka të bëjë me mandatet e kryetarit të kësaj shoqatë. Në një pikë thuhet se ‘nuk lejohet të drejtojë më shumë se 3 mandate’. Deri këtu në rregull, por në zgjedhjet që do zhvillohen për president të FSHF-së Duka do kërkojë mandatin e gjashtë. Dy standarte krejtësisht të ndryshme kur mendon se ke të bësh me një institucion siç është edhe FSHF-ja.

Duhet theksuar se Duka është i vetmi president nga federatat e futbollit në Europë që kërkon të kandidojë për herë të gjashtë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 17/01/2022 20:08

    Dakord mileti jane te lodhur me Duken ,por nxirrni nje kandidature solide.FSHF eshte organizate me detyra komplekse e duhet nje njeri me vizion I cili ka dhene prova si te menaxhoje njerezit ne te shkuaren .nuk eshte e thene se te kesh qene dikur futbollist je automatikisht edhe udheheqes i mire .keto emra qe pretendojne fronin e dukes duken karagjoze .mos harroni se Duka i doli per zot punes kur prodhimi kombetar bruto i Shqiperise ishte me i vogel se sa buxheti vjetor i nje klubi si psh juventus .

    Përgjigju
  • Turi: 17/01/2022 15:56

    Hahahah mire jua ben legenave se ngelen duke ja dhene voten atij idjotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë