Parakalimi i gabuar i merr jetën 22-vjeçarit në Kavajë, përplaset me trafikndarësen dhe del nga rruga

Foto ilustruese

KAVAJË- Një parakalim i gabuar për të mbërritur më shpejt në destinacion i ka marrë jetën një 22-vjeçari.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë, ku makina me të cilën po udhëtonte 22-vjeçari O.L u përplas me trafikndarësen, duke humbur jetën.

Makina ka dalë nga rruga duke i marrë jetën në vend të riut.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit", thuhet në një njoftim të policisë për ngjarjen. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Basha kryeministër e Rama president', a do të ishit dakord me këto poste për kryetarët e partive të mëdha pas vitit 2021?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Edhe Hungaria na fut në listën e kuqe për shkak të COVID-it, u ndalon hyrjen shqiptarëve